LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, deputeti i LVV-së: Prokuroria bëri spektakël që t’i qepojë Qeverisë

Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, deputeti i LVV-së: Prokuroria bëri spektakël që t’i qepojë Qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka deklaruar se arrestimi i kreut të KEK-ut, Nagip Krasniqi nga Prokuroria është bërë me qëllim të krijimit të një spektakli për të prishur imazhin e menaxhmentit të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Deri më tani ende nuk kemi asgjë zyrtare ka dyshime, por për atë se çfarë flitet ajo kontratë është prishur në fillim të muajit mars, dhe tani jemi ne fund të muajit prill. Kanë pritur hiç më pak se dy muaj ditë do të thotë që ta arrestojnë dhe të bëjnë spektakël”, ka thënë ai në Debat Plus.


“Nuk është zënë në flagrancë duke marrë korrupsion ose dukë nënshkruar atë kontratë ose duke bërë një vepër për çka ka intervenuar organet e rendit që ta arrestojnë në flagrancë. Kështu që konsideroj që ka qenë më shumë për një show mediatik, për ta prishur imazhin e menaxhmentit të ri të KEK-ut, dhe një formë përmes menaxhmentit të KEK-ut t’i qepojë edhe Qeverisë”, është shprehur ai.

Më 19 prill, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se Nagip Krasniqi është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit dhe konflikt interesi. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Lajme
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Politikë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Lajme
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Kalo në kategori