Vizita në Stockholm e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, vijoi me takimin e përbashkët me Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Christian Danielsson.
Rrugëtimi i Kosovës në proceset e integrimit evropian ishte në fokus të diskutimeve. Derisa Bislimi ka theksuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e reformave dhe agjendës evropiane.
Në njoftimin e Zyrës e Qeverisë, zëvendëskryeministri Bislimi foli mbi zhvillimet pozitive evropiane për Kosovën si liberalizimi i vizave, kalimi i etapës së parë në anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe nevojën për të ecur tutje në fazat e ardhshme me aplikimin për anëtarësim në BE, të cilat do ishin fillimisht marrja e pyetësorit e më tej statusi i vendit kandidat.
“Vendi ynë ka shfaqur dhe treguar përkushtimin ndaj vlerave evropiane e vullnetin për të avancuar drejt standardeve evropiane. Orientimin e Kosovës e dëshmuan më së miri Raporti për Vendin i Komisionit Evropian i vitit të kaluar e po ashtu dhe rangimet e vazhdueshme pozitive e në rritje të vendit në indekset ndërkombëtare si Transparency International, World Justice Project, V-Dem Democracy Index, Freedom House e shumë të tjera”, citohet të ketë thënë Bislimi, transmeton Telegrafi.
Në komunikatën thuhet se ata shfaqën avancimin e Kosovës në fusha kyçe si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimi i ligjit, demokratizimi, zhvillimi ekonomik e mbrojtja e të drejtave kolektive e lirive individuale.
“7 vjet pas nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e reformave dhe agjendës evropiane. Vetëm në dyvjeçarin e fundit, është arritur miratimi i numrit më të lartë ndonjëherë të projektligjeve të reformave në kuadër të Integrimit Evropian”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se si vendi me përkrahjen më të madhe ndaj integrimit në strukturat evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e shtyrë nga forca, vullneti dhe energjia e një popullate me moshë mesatare të re, Kosova është gati të bëjë hapa të rëndësishëm dhe solid në integrimin brenda familjes evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë