Nëntëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile dhe sindikata të punëtorëve me rastin e afrimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Punëtorëve, u kanë bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro Ligjit të ri për Pagën Minimale.
Këto organizata konsiderojnë se është përgjegjësi e institucioneve publike të marrin masa e sjellin vendime të cilat e rrisin mirëqenien e dinjitetin njerëzor të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Paga e dinjitetshme dhe puna e dinjitetshme janë një prej faktorëve kryesor që ndikojnë në mirëqenie. Prandaj edhe ju bëjmë thirrje që të votoni pro ligjit të ri për pagën minimale. Kësisoj, ju do të ndërmerrni një hap të rëndësishëm drejt promovimit të drejtësisë sociale dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre.
Njoftimi i plotë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maj
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, Ju drejtohemi për çështjen urgjente të Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale në Kosovë. Ky Projektligj ka ngecur që nga qershori i vitit 2022, që nënkupton se e ka tejkaluar afatin procedural kur do të duhej të hidhej në votim të dytë.
Duhet theksuar se niveli i pagës minimale sot në Kosovë, i caktuar për herë të parë dhe të fundit në vitin 2011, nuk është as për së afërmi në përputhje me zhvillimet ekonomike, e veçanërisht me rritjen galopante të inflacionit gjatë vitit të kaluar, rritje kjo që po vazhdon edhe këtë vit.
Kjo e ka vështirësuar jetën e qytetarëve, sidomos ata që jetojnë në varfëri. Po ashtu, Kosova sot e ka pagën më të ulët minimale në rajon, duke e pasur parasysh se të gjitha vendet e rajonit tashmë kanë marrë masa e vendime që e kanë rritur pagën minimale.
Projektigji i propozuar për pagën minimale është një hap drejt garantimit që të gjithë punëtorët në Kosovë të paguhen me një pagë më të drejtë dhe që reflekton koston e jetesës. Ndonëse i pamjaftueshëm, ky ligj do të ofrojë lehtësim shumë të nevojshëm për punëtorët me paga të ulëta për ta përballuar jetesën, si dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë dhe pabarazisë.
Përkundër shqetësimeve se paga minimale mund të ketë ndikim negativ në konkurrueshmërinë e bizneseve, hulumtimet dhe përvojat e shumë ekonomive kanë dëshmuar se bizneset në të vërtetë përfitojnë nga rritja e pagës minimale, meqë kjo e rrit produktivitetin e punëtorëve të tyre, e rrit konsumin e përgjithshëm shoqëror, si dhe e redukton braktisjen e vendeve të punës nga punëtorët gjë që e stabilizon biznesin në përgjithësi. Shtoja këtu edhe përballjen me problemin akut në Kosovë e rajon – migrimin – fenomen ky që drejtpërdrejt po i godet dhe do t’i godas bizneset e Kosovës përmes mungesës së fuqisë punëtore.
Ne konsiderojmë që është përgjegjësi e institucioneve publike të marrin masa e sjellin vendime të cilat e rrisin mirëqenien e dinjitetin njerëzor të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Paga e dinjitetshme dhe puna e dinjitetshme janë një prej faktorëve kryesor që ndikojnë në mirëqenie.
Prandaj edhe ju bëjmë thirrje që të votoni pro ligjit të ri për pagën minimale.
Kësisoj, ju do të ndërmerrni një hap të rëndësishëm drejt promovimit të drejtësisë sociale dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Faleminderit për përkushtimin Tuaj për këtë çështje urgjente.
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të IPKO
Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit Limak Kosova
Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës
Advocacy Training & Resource Center – ATRC
Community Development Fund – CDF
Green Energy Kosova
Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS
Instituti Cilësor për Hulumtime dhe Trajnime – iCHat
OJQ Gruaja Hyjnore
OJQ LENS
OJQ Zana
Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – KCSS
Qendra për Politika dhe Avokim – QPA
QIKA
Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës – RrGGK
Sbunker
Women 4 Women – W4W. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A