LAJMI I FUNDIT:

Australiani kritikohet pasi mban peshkaqenë në shtëpinë e tij

Australiani kritikohet pasi mban peshkaqenë në shtëpinë e tij

Një burrë nga Australia ka marrë kritika të shumta për mbajtjen e peshkaqenëve në shtëpinë e tij.

Ai postoi një video ku tregonte akuariumin e tij masiv prej 20 mijë litrash në rezidencën e tij në Kangaroo Point në jug të Sidneit, transmeton Telegrafi.

“Ndryshimi i ujit prej 10,000 litrash në rezervuarin tim me peshkaqenë i bën kafshët të lumtura”, thuhej në mbishkrimin e videos.


Sipas pamjeve të publikuara ai e ndërron ujin e akuariumit përmes një gypi i cili është i lidhur me një kamion jashtë të mbushur me ujë.

Përdoruesit në rrjetet sociale kritikuan australianin për mbajtjen e peshkaqenëve si kafshë shtëpiake duke thënë se ai po ua vidhte lirinë krijesave të detit.

Pronari i shtëpisë kishte zbrazur gjysmën e rezervuarit dhe po e mbushte me ujë të freskët, duke i shtyrë disa të pyesin se ku mbaheshin peshkaqenët në këtë periudhë.

Njëri sugjeroi në formë shakaje se ata po mbaheshin në një vaskë.

Ai tha se peshkaqenët ishin ‘ende në fund të rezervuarit’ në ujin e cekët derisa ai po e bënte pastrimin.

“Tanku është 20,000 litra, ata notojnë në gjysmën e poshtme të rezervuarit”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ky burrë nis shërbimin

Ky burrë nis shërbimin "Keqbërësi me Qira" - lejon klientët të duken si heronj para grave

Interesante
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Taksia

Taksia "luksoze" që po bëhet virale në rrjete sociale - ofron WiFi falas, ushqime dhe medikamente

Interesante
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Kalo në kategori