LAJMI I FUNDIT:

Takimi i Shoqatave Evropiane të Infermierëve të Kujdesit Intensiv në Klinikën Zhan Mitrev

Takimi i Shoqatave Evropiane të Infermierëve të Kujdesit Intensiv në Klinikën Zhan Mitrev

Spitali klinik Zhan Mitrev ishte mikpritës i Takimit pranveror të Federatës Evropiane të Shoqatave të Infermierisë së Kujdesit Intensiv (European Federation of Critical Care Nursing Associations – EfCCNa). Mbi 30 përfaqësues dhe anëtarë të bordit të federatës nga 27 vende evropiane në takimin dyditor diskutuan qëllimet dhe detyrat e federatës dhe shoqatave kombëtare, duke ndihmuar për përmirësimin e kujdesit intensiv të pacientëve të sëmurë në gjendje kritike dhe ndihmën për familjet e tyre.

Para fillimit të takimit të përfaqësuesve të shoqatave nacionale, Dr. Zhan Mitrev i uroi ata për praninë dhe punën e tyre të suksesshme, duke i falënderuar për këtë mbajtje të takimit vjetor në Klinikën Zhan Mitrev e cila është gjithashtu një nga anëtaret më me ndikim.


“Këto mbledhje/takime janë jashtëzakonisht të rëndësishme për punën tonë, prandaj shprehim mirënjohje ndaj Klinikës Zhan Mitrev që na lejoi Takimin pranveror ta mbajmë pikërisht këtu, duke i bashkuar përfaqësuesit e shoqatave kombëtare, përfshirë edhe ato lokale nga Maqedonia. Federata jonë përfshin shoqata nga kujdesi shëndetësor publik dhe privat që zgjerojnë dhe thellojnë ndikimin tonë drejt qëllimit të përbashkët për të punuar së bashku dhe për të arritur më shumë për pacientët tanë”, thotë Colette Ram, Presidente e Federatës Evropiane të Shoqatave të Infermierisë së Kujdesit Intensiv.

Shoqatat Evropiane të Infermierëve të Kujdesit Intensiv janë shoqata të njohura, qëllimi i të cilave është përmirësimi i shërbimit shëndetësor dhe rritja e nivelit të efektivitetit të këtij stafi në fazat më vendimtare të trajtimit. Shoqatat vendosin standarde për edukimin, praktikën dhe menaxhimin e forcës punëtore të infermierisë së kujdesit intensiv dhe inkurajojnë edukimin e mëtejshëm, kërkimin dhe njohuritë në kujdesin intensiv të pacientëve.

Federata Evropiane e Shoqatave të Infermierisë së Kujdesit Intensiv ekziston që nga viti 1999. Maqedonia është anëtare që nga viti 2014, ndërsa infermierja Zhaneta Bogoevska Miteva nga Klinika Zhan Mitrev e cila është përfaqësuese e Shoqatës së Infermierëve të Kujdesit Intensiv të Maqedonisë është edhe anëtare e Bordit të EfCCNa. Aktualisht, federata ka 31 anëtarë nga 27 vende dhe përfaqëson më shumë se 25,000 infermierë të cilët janë të përfshirë në procesin e punës së kujdesit intensiv./Telegrafi/