LAJMI I FUNDIT:

Ardi Rushaj flet për prezencën e bullizmit në shoqëri

Ardi Rushaj flet për prezencën e bullizmit në shoqëri

U publikua episodi i shtatë në emisionin “Liderët e rinj” nga Telegrafi Maqedoni, ku i ftuar ishte Ardi Rushaj. Ai në këtë episod tregoi për pasionet, dëshirat për të ardhmen dhe motivet e tij në jetë.

Ardi e veçonte veten si një djalë i sinqertë. Ai përmendi aktrimin si një talent që kishte dhe që donte ta tregonte te të tjerët në të ardhmen.


Gjithashtu, Ardi na bëri të kuptojmë se futbolli ishte sporti i tij i preferuar dhe njëkohësisht pasioni i tij më i madh. Përveç faktit që ai luan futboll, ndjek vazhdimisht me kuriozitet ndeshjet e futbollit në televizion.

Në shumë përgjigje të tij ishte i përmendur bullizmi si një problem shoqëror prezent në gjithë botën, e pikërisht edhe në vendin tonë dhe në shkollën ku Ardi mëson. Ai tregoi se kishte përjetuar ngjarje të bullizmit dhe do dëshironte që këtë gjë ta ndryshoj.

Madje përmendi dhe faktin që të rinjtë nuk përkrahen nga njerëzit dhe shteti për ndonjë synim që kanë, por paragjykohen e bullizohen.

Dëshira e tij ishte që në të ardhmen të bëhej një politikan sepse e pëlqente shumë politikën. Sipas tij të rinjtë largohen për shkak të ekonomisë së dobët të vendit dhe pagave të ulëta. E me siguri Ardi në të ardhmen nëse do bëhet një politikan do e ndryshonte këtë fakt.

Për më shumë rreth rrëfimeve të Ardit, ndiqeni videon në vazhdim.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori