LAJMI I FUNDIT:

Szunyog: BE do ta mbështesë Kosovën në përpjekjen për dekarbonizim dhe efiçiencë energjetike

Szunyog: BE do ta mbështesë Kosovën në përpjekjen për dekarbonizim dhe efiçiencë energjetike

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog në një konferencë për media lidhur me masën për kursimin e energjisë elektrike tha se kjo masë ka qenë e suksesshme përgjatë muajve të kaluar.

Szunyog në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Financave, Hekuran Murati tha se të gjithë mund ta kursejnë energjinë elektrike, duke filluar nga bizneset deri te konsumatorët individualë.


Ai tha se do të ketë mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme për të investuar në energji solare, raporton Telegrafi.

“Bashkimi Evropian është i përkushtuar që ta mbështesë Kosovën në përpjekjen për dekarbonizim dhe efiçiencë energjetike. Efiçienca energjetike dhe burimet e ripërtërishme të energjisë janë kyçe për të ardhmen e çdo shteti…”, tha ambasadori.

Ndryshe, ministri Hekuran Murati theksoi sot se ka përfunduar subvencionimi i energjisë elektrike për sezonin dimëror, ndërkaq gjatë muajve në vijim do të subvencionojnë vetëm familjet në nevojë.

Murati përmes një konference për media së bashku me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasaorin Tomáš Szunyog ka thënë se Bashkimi Evropian ka dhënë një ndihmë shumë të madhe për vendin përmes një pako mbështetëse prej 75 milionë euro.

Tutje Murati theksoi se këtë vit janë kursyer 88 milionë euro import, krahasuar me vitin e kaluar. /Telegrafi/