LAJMI I FUNDIT:

Korrupsion dhe ryshfet në Ushtrinë serbe, arrestohet oficeri i lartë në Nish

Korrupsion dhe ryshfet në Ushtrinë serbe, arrestohet oficeri i lartë në Nish
Foto: Ilustrim

Policia Ushtarake në bashkëpunim me Departamentin Kundër Korrupsionit të Prokurorisë në Nish, kanë arrestuar tre persona për kryerjen e veprës penale të korrupsioni dhe marrjes së ryshfetit.

Me dyshimin se ka kryer veprën penale ryshfet është arrestuar M. M. 31-vjeç, përgjegjës në “HST MM” nga Beogradi, S. M. 61-vjeç, përgjegjës i kompanisë “Ogareviq Trade” në Beograd si dhe LJ. M. 67-vjeç, ndërsa V. S. 61-vjeç si ushtarak i Forcave të Armatosura të Serbisë akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit për një kohë të gjatë.


Sipas medieve serbe, tre të akuzuarit, nga dhjetori 2020 deri në muajin maj 2021, i kanë paguar mijëra euro të dyshuarit V.S., përmes xhirollogarive të kompanive të tyre në llogarinë e tij dhe të anëtarëve të familjes, me qëllim që të kryejë favorizime gjatë procedurave të prokurimit publik.

Gjykata e Lartë me veprimet e ndërmarra ka gjetur se personat përgjegjës të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë lidhje me kontratat e kompanive të sipërpërmendura, me qëllim të kryerjes së punimeve për mirëmbajtjen e objekteve, instalimeve dhe blerjen e materialeve.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit dhe kallëzimi penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori