Qeveria britanike ka evakuuar diplomatët dhe familjet e tyre nga Sudani, në një operacion të shpejtë që bëri që stafi dhe familjet e tyre të largoheshin nga vendi të dielën.
Një hap i tillë vjen pasi një luftë ushtarake për pushtet shpërtheu në vend javën e kaluar midis dy forcave kundërshtare, duke shkaktuar të shtëna vdekjeprurëse dhe bombardime në kryeqytetin Khartoum.
Atje janë vrarë qindra njerëz, duke përfshirë pesë punonjës të ndihmës.
Ndërkohë që ka shumë qytetarë të huaj që mbeten në Sudan, vende përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kanë nisur evakuimin e shtetasve të tyre, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, Qeveria britanike thotë se është ende në kontakt me britanikët e ngecur dhe po “shikon çdo opsion të mundshëm” për t’i nxjerrë ata.
Por në një mjedis të ngarkuar dhe që ndryshon me shpejtësi, si i nxjerr nga aty një qeveri diplomatët e saj për t’i dërguar në një vend më të sigurt, veçanërisht nëse ata janë në shënjestër?
Lidhur me këtë, BBC News ka pyetur Philip Ingram, i cili shërbeu në ushtrinë britanike për më shumë se 26 vjet dhe ka punuar si planifikues ushtarak dhe oficer i inteligjencës, përcjell Telegrafi.
Faza e parë: Planifikimi dhe përgatitja
Personeli ushtarak vazhdimisht provon dhe rregullon këto lloj operacionesh, thotë z. Ingram, me stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Zyrës së Jashtme që gjithashtu viziton rregullisht ambasadat britanike në mbarë botën për të diskutuar planet e tyre të evakuimit.
Rreziqet e përdorimit të personelit ushtarak për të nxjerrë njerëzit nga zonat e luftës “nuk mund të nënvlerësohen”, thotë zoti Ingram, duke shpjeguar se një operacion evakuimi është “zgjidhja e fundit”.
Një operacion si ky nuk duhet të kryhet pa u konsultuar me vendet e tjera aleate që gjithashtu mund të kërkojnë të evakuojnë stafin e tyre nga vendi, shton ai.
Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe njoftuan të dielën se kishin larguar diplomatët jashtë vendit, ndërsa Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja gjithashtu kanë evakuuar diplomatët dhe qytetarët.
Por vendet shpesh punojnë së bashku në atë që njihet si një grup koordinues i operacionit të evakuimit jo-luftëtar (NEO) për të ekzekutuar një evakuim së bashku.
Nëse një vend nxjerr stafin e tij pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë, ai mund të vendosë diplomatë të tjerë në rrezik më të madh për t’u shënjestruar, shpjegon ai.
Një evakuim i papritur nga një vend mund të shkaktojë një “efekt domino”, thotë ai, që do të thotë se fraksionet ndërluftuese mund t’i shohin ata që mbeten si objektiva ose “pengje të mundshëm”.
Faza e dytë: Elementi i befasisë
Pasi planifikohet një evakuim, stafi ndërlidhës ushtarak arrin në ambasadë shumë shpejt, thotë zoti Ingram.
Këtu mund të përfshihen liderët ushtarakë, forcat speciale dhe personeli nga shefi i ekipit të planifikimit të operacioneve të përbashkëta, me qendër në Shtabin e Forcave të Armatosura Britanike të Northwood në Hertfordshire dhe detyra e të cilëve është të planifikojë dhe ekzekutojë operacione jashtë shtetit.
Ndërkohë, planet e evakuimit do të mbahen të fshehta për të shmangur që palët ndërluftuese të marrin pengje ose të qëllojnë autokolonën që po largohet, në mënyrë që të fajësohet për këtë sulm një fraksion kundërshtar.
“Kur ministrat pyeten saktësisht se çfarë po ndodh, ata nuk japin detaje”, shpjegon zoti Ingram.
“Një nga pjesët kritike të kësaj është befasia: të hysh dhe të dalësh shpejt përpara se ndonjë prej fraksioneve ndërluftuese të mund të reagojë siç duhet. Prandaj nuk dëgjuam asgjë”.
Faza e tretë: Hyrja
Personeli, aeroplanët dhe logjistika e nevojshme për këtë lloj operacioni do të kishin qenë “të vendosura më herët”, thotë z. Ingram, që do të thotë se ato do të ishin vendosur paraprakisht më afër Sudanit.
Në këtë rast, thekson ai, ata ishin të stacionuar në RAF Akrotiri në Qipro, e cila është një bazë e përhershme ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar në distancë të afërt fluturuese të Sudanit, përcjell Telegrafi.
Atje janë një numër aeroplanësh transporti, shpjegon ai, duke përfshirë Airbus A400Ms dhe të paktën një Lockheed C-130J Hercules.
Një imazh satelitor i marrë në bazën ajrore tregon dy aeroplanë që duket se përputhen me A400M duke “u zhdukur” nga pamja të dielën.
Imazhet e fushës ajrore tregojnë katër aeroplanë më 20 prill, me vetëm dy të mbetur atje më 23 prill. Në të gjitha imazhet e tjera të dukshme të aeroportit në prill nuk ka aeroplanë në këtë zonë.
E ministri i Zyrës së Jashtme, Andrew Mitchell i tha Commons të hënën se operacioni “shumë kompleks” kishte përfshirë më shumë se 1200 personel ushtarak britanik.
Kur filloi evakuimi, Ingram thotë se ka të ngjarë që forcat franceze, britanike dhe amerikane të kenë punuar së bashku për të arritur në Khartoum, me trupat amerikane duke përdorur helikopterët Chinook.
“Ata [më pas] do të takohen me përfaqësuesit, individët e planifikimit dhe ndërlidhjes që do të kenë qenë në ambasada të cilët do të marrin automjete dhe pjesë të tjera për ta nga burimet e ambasadës”.
Faza e katërt: Dalja
Kur të mbërrinin forcat ushtarake, të evakuuarit do të ishin thirrur në ambasadë ose në një vend tjetër qendror, shpjegon zoti Ingram.
Pasi të mblidheshin të gjithë bashkë, ata do të futeshin në automjete dhe dërgoheshin në “pikën e nxjerrjes” në fshehtësi, vazhdon ai.
Në këtë rast, ai thotë se kjo është “ekzekutuar pothuajse në mënyrë perfekte”.
BBC shkruan se merr vesh se diplomatët e Mbretërisë së Bashkuar dhe familjet e tyre u dërguan me aeroplan ushtarak nga baza ajrore Wadi Seidna në Sudan – në një mision evakuimi të udhëhequr nga SAS të dielën.
Sidoqoftë, ministrat kanë theksuar se sa të rrezikshme janë këto operacione evakuimi.
Mitchell tha se kur ushtria franceze po evakuonte diplomatët e saj, ata “u qëlluan ndërsa dolën nga porta e ambasadës” dhe se një nga personeli i tyre i forcave speciale tani ishte “i sëmurë rëndë”.
Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, vlerësoi misionin britanik, duke thënë se “ai shkoi pa probleme, gjë për të cilën ne jemi shumë të kënaqur”.
Por ai shtoi: “Sigurisht që puna nuk është kryer”.
“Puna është duke u zhvilluar dhe ka qenë gjatë gjithë fundjavës dhe jo vetëm, për t’i dhënë kryeministrit dhe Cobra-s opsionet për atë që mund të bëhet për të mbështetur komunitetin më të gjerë të shtetasve britanikë në Sudan”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje