LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Nagip Krasniqit ushtron ankesë në Apel ndaj vendimit për masën e paraburgimit

Mbrojtja e Nagip Krasniqit ushtron ankesë në Apel ndaj vendimit për masën e paraburgimit

Prishtinë- Mbrojtja e Nagip Krasniqit, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtësi i Krasniqit, avokati Taulant Ferizi.

“Po, kemi ushtru ankesë në Apel ndaj aktvendimit të Themelores për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Ferizi.


Ndryshe, Krasniqi është arrestuar më 19 prill, pas bastisjeve që janë kryer nga njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij dhe i njëjti u dërgua në mbajtje.

Ndërsa, më 20 prill, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), paraqiti kërkesë në Themelore, lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata Themelore në Prishtinë, ia caktoi drejtorit të KEK-ut një muaj paraburgim.

Nagip Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori