LAJMI I FUNDIT:

Polestar do të hapë objektin e ri të kërkimit dhe zhvillimit në ish-fabrikën e Saab

Polestar do të hapë objektin e ri të kërkimit dhe zhvillimit në ish-fabrikën e Saab

Polestar do të hapë një departament të ri për kërkim dhe zhvillim në një fabrikë në Trollhattan të Suedisë, fabrikë kjo në të cilën më herët kishte operuar Saab.

Punët do të bazohen në një ndërtesë prej 1.393 metrash katrorë në vend dhe fillimisht do të kryejë zhvillimin e grupit të komponentëve së Polestar 5 dhe Polestar 6.

Për më tepër, prodhuesi suedez i veturave elektrike në këtë qendër do të testojë grupit të komponentëve, motorët elektrikë dhe bateritë. Polestar nuk e ka blerë fabrikën por do ta marrë me qira nga qyteti i Trollhattan, shkruan carscoops, përcjell Telegrafi.


Konfirmimi i lëvizjes së Polestar në kantier vjen vetëm një muaj pasi prodhuesi National Electric Vehicle Sweden (NEVS), i cila më parë kishte funksionuar jashtë fabrikës, mbylli dyert e saj.

Qendra e re e kërkimit dhe zhvillimit i bashkohet atyre tashmë të operuara nga Polestar në Gothenburg, të Suedisë dhe Coventry të Anglisë.

Ndërsa do të ishte e arsyeshme të supozohej se Polestar do të kërkonte gjithashtu të krijojë një linjë prodhimi në këtë qendër, por kjo nuk pritet të ndodhë kësaj radhe.

Kur u pyet nga Auto News Europe nëse Polestar synonte të prodhonte vetura në qendrën e re në Trollhattan, një zëdhënës i kompanisë suedeze tha se sa i përket kësaj, Polestar do të vazhdojë të mbështetet në markat e saj simotra. /Telegrafi/