Lajmi se një ushtarak amerikan dyshohet se zbuloi informacione të klasifikuara në një forum videolojërash, erdhi si befasi për shumë njerëz – por ekspertët thonë se ai nxjerr në pah një sfidë të re gjithnjë e më të zakonshme për shërbimet e sigurisë.
Jack Texeira u regjistrua në Gardën Kombëtare Ajrore – ku ai kishte qasje në materiale sekrete.
Ai është akuzuar për nxjerrjen e dokumenteve të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera, gjoja për t’u bërë përshtypje miqve në grupin Discord, ku ai kaloi pjesën më të madhe të kohës.
Në fakt, zbulimi i materialeve të klasifikuara në grupet e bisedave të videolojërave po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm ndërsa njerëzit që po i zbulojnë ato, shpesh kanë objektiva të ndryshme në krahasim me sinjalizuesit tradicionalë, raporton bbc.
“War Thunder” është një simulator betejash për adhuruesit e videolojërave, i krijuar nga Gaijin Entertainment, kompani e themeluar në Rusi tani e zhvendosur në Budapest, Hungari. Lojtarët përdorin aeroplanë luftarakë, helikopterë sulmues, tanke, artileri dhe armë të tjera për t’u ballafaquar me kundërshtarët e tyre.
Fansat e videolojës kanë kohë që ndajnë dokumente të klasifikuara, duke përfshirë manualet e përdorimit të aeroplanëve luftarakë amerikanë.
“Me të vërtetë nuk ka videolojë tjetër si War Thunder”, thotë një lojtar që u identifikua me nofkën Lukas.
Sipas tij, ai çmendet pas pajisjeve ushtarake dhe është një adhurues i zjarrtë i videolojës.
“Për shumë prej lojtarëve, të flasësh për tanke në forume ose në Reddit është sikurse pensionistët të flasin për vitet e kaluara të jetës”, tha Lukas.
“Por, disa idiotë i marrin shumë seriozisht këto gjëra dhe nëse kanë qasje në dokumente të klasifikuara që vërtetojnë mendimin e tyre në një diskutim, ata do t’i publikojnë ato”, shtoi ai.
“War Thunder” krenohet me krijimin e armëve të tij, por se sa realiste janë ato është një çështje debati.
Në përpjekje për të provuar që kundërshtari e ka gabim dhe për të bindur zhvilluesit që të përditësojnë armët në videolojë, lojtarët kanë nxjerrë vazhdimisht dokumente teknike të klasifikuara dhe manuale përdoruesish.
Në janar, dokumentet ushtarake në lidhje me F-16 amerikan u publikuan në internet nga një lojtar i “War Thunder” në mes të një debati mbi aftësitë e aeroplanit.
Gjatë diskutimit të sistemeve të kontrollit të fluturimit dhe armëve të aeroplanit, një anëtar i forumit publikoi detaje rreth një sistemi të njohur si “Stores Control Panel” (SCP) ndërsa argumentin e mbështeti me shumë dokumente, duke përfshirë manualin e përdoruesit të pilotit.
“War Thunder është vetëm një videolojë”, paralajmëroi një moderator i forumit të videolojës. “Ndaloni së kryeri krime federale duke publikuar në internet të dhëna të ndjeshme rreth saj”, shtoi ai.
Por, për disa lojtarë, publikimi në internet tejkalon pasojat e mundshme të shkeljes së ligjeve të sigurisë.
“Njerëzit mendojnë se bota online dhe offline kanë marrëdhënie të ndara, të ndryshme. Por, të dyja krijojnë miqësi përmes një komuniteti”, thotë Rachel Kowert.
Kjo e fundit është drejtoreshë kërkimore në “Take This”, organizatë jofitimprurëse e fokusuar në shëndetin mendor dhe videolojërat ndërsa thotë se “dëshira për të lënë përshtypje së bashku me “efekte të ndryshme në internet” mund të jetë një kombinim toksik.
“Pas një tastierë, njerëzit janë të pacipë dhe mendojnë se ka shumë më pak pasoja. Kështu që ata i shtyjnë gjërat më tej sesa do t’i bënin personalisht”, shtoi ajo.
“Pra, për të fituar një argument ose për t’u bërë përshtypje njerëzve me të cilët kanë krijuar një miqësi në internet, ata i shtyjnë gjërat më tej. Një mënyrë për ta bërë këtë? Publikimi i dokumenteve të klasifikuara”, përfundoi Kowert.
“Shumë lojtarë të simulatorit luftarak po i shfrytëzojnë dokumentet e klasifikuara që po i marrin në punë – por ata duhet të tregohen të kujdesshëm”, paralajmëron konsulenti i industrisë së mbrojtjes, Nicholas Drummond.
“Ekziston një vijë shumë e qartë midis informacionit që mund të ndani dhe që nuk mundeni”, thotë ai.
Pavarësisht kësaj, dokumentet ushtarake janë zbuluar nga lojtarët e “War Thunder” të paktën shtatë herë. Detaje rreth pajisjeve ushtarake amerikane, kineze, britanike dhe franceze janë shfaqur në vitet e fundit.
Në muajin korrik të vitit 2021 u zbuluan detaje të klasifikuara nga “Army Equipment Support Publication” – një manual përdorimi i tankut kryesor të betejës britanike Challenger 2.
Më vonë u shfaqën gjithashtu informacione të ngjashme për tankun francez “Leclerc” dhe helikopterin sulmues franko-gjerman, “Eurocopter Tiger”.
Në muajin qershor të vitit 2022, sekretet ushtarake kineze u shfaqen në internet, në këtë rast një lloj municioni antitank i përdorur nga ushtria e Kinës.
Dokumentet e zbuluara nga lojtarët e videolojës janë në nivelet më të ulëta të klasifikimit. Por, ato janë ende sekrete – dhe publikimi i tyre mund të jetë i rrezikshëm.
Modelet e armëve shpesh kërkohen nga shtetet armiqësore që dëshirojnë të kenë avantazh në raport me kundërshtarët.
Të gjitha dokumentet tani janë hequr nga forumi.
“Lojtarët tanë janë shumë të pasionuar pas War Thunder dhe automjeteve ushtarake, por ndonjëherë e teprojnë”, thotë Anton Yudintsev, themeluesi i Gaijin Entertainment, krijuesi i “War Thunder”.
Por, ai thotë se lojtarët nuk duhet të shqetësohen për rrjedhjet nëse duan që zhvilluesit të përditësojnë videolojën.
“Politika jonë është dhe ka qenë gjithmonë e qartë: ne kurrë nuk do të bëjmë ndryshime në videolojë bazuar në dokumente, pa një burim të qartë dhe ligjor”, shtoi Yudinstev.
Por, duke pasur parasysh trendin në rritje të zbulimit të dokumenteve të klasifikuara prej lojtarëve të videolojërave – ky paralajmërim mund të bjerë në vesh të shurdhër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?
A po ngadalësohet ngritja meteorike e Inteligjencës Artificiale?
Ushtria amerikane teston automatikun me Al
Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II
Njerëzit nuk e besojnë - a e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?
El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme