LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët përcjellin nga afër votimet, deri tani nuk ka incidente

Prokurorët përcjellin nga afër votimet, deri tani nuk ka incidente
Qendra e votimit Kodra e Minatorëve - veri i Mitrovicës

Prokurori i Shtetit përmes një njoftim për media ka bërë të ditur se është duke mbikëqyrë procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat e Republikës së Kosovës, për kryetar të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Në njoftim thuhet se, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët së bashku me Policinë e Kosovës janë të angazhuar, në stacione policore të katër komunave gjegjëse, për të mbikëqyr për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.


Gjithashtu, në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar edhe gjyqtarët kujdestarë të cilët janë në gatishmëri për çdo eventualitet.

“Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore”, thuhet në komunikatën e bërë për media.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan,  janë duke votuar sot për kryetarin e ri. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues.

Nga KQZ kanë njoftuar se procesi është duke shkuar në mënyrë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Lajme
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Kalo në kategori