Pas 12 viteve merr shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, shqiptarja rrëfen peripecitë dhe vuajtjet
Pas 12 vite martesë në fshatin Pallçisht të Poshtëm dhe lindjes së dy fëmijëve dhe pas 5 viteve prej kur e ka bërë kërkesën e parë, Qendresa Islami tani është pajisur me nënshtetësi.
Për këtë, ka falenderuar deputeten Ilire Dauti, ndryshe me origjinë nga fshati Pallçisht i Poshtëm.
“Ishte ndihma e juaj ajo që më bëri sot të kem në dore shtetësine e Maqedonisë së Veriut.
Unë dhe familja ime jemi shumë shumë mirënjohës juve deputete-tashmë mike e imja Ilire për ndihmën që më ofruat, që ma dëgjuat hallin, që folët me aq insistim për mua disa herë në Parlament
Kuvendin e republikës Maqedonisë së Veriut gjersa unë sot kam në dorë dokumentin pa të cilin edhe pse e diplomuar ama të drejtë pune nuk kisha si dhe shumë e shumë të drejta tjera më pak se sot e tutje.
Faleminderit nga unë dhe familja ime!”, ka shtuar Qendresa Islami, pasi ka marë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.
Deputetja Dauti uron që lajme të ketilla të dëgjohen sa më shpesh.
“Ta gëzosh shtetësinë Qëndresa! Faleminderit për fjalët e bukura dhe qofshin punët e mira ato që na presin kudo që shkojmë. Uroj që lajme të këtilla të bukura të dëgjojmë nga çdo shqiptare e shqiptarë që kanë të njëjtin hall, e për ne është kënaqësi të ndihmojmë për t’i zgjidhur ato”, ka theksuar deputetja Dauti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251