Ashtu si shumëherë përgjatë më shumë se dy dekadave në Kosovën e lirë, vëmendja është kthyer sërish në veriun e Republikës së Kosovës.
Mes tensionesh që kanë shoqëruar atë pjesë, të dielën institucionet e Kosovës janë të vendosura për të organizuar procesin e votimit për të zgjedhur katër kryetarët e komunave dhe në dy prej tyre edhe asambleistët.
Kjo është hera e dytë në këtë përpjekje, pasi në dhjetor të vitit 2022 presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ndikuar nga situata e brishtë e sigurisë, mori vendim për të shtyrë për disa muaj datën e zgjedhjeve, nga 18 dhjetori në 23 prill.
Kjo situatë vazhdon të mbetët e njëjtë, prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i hapë të gjitha shkollat e kësaj zone që në zgjedhjet lokale të vitit 2021, shërbyen si qendra të votimit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress, se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që në këto zgjedhje të hapë 6 qendra votimi të rregullta, në të cilat është votuar në të kaluarën, ndërsa 13 të tjera janë qendra alternative. Pra, në përgjithësi, numri i qendrave të votimit është 19 dhe kjo listë është përgatitur në bashkëpunim dhe koordinim me organet e sigurisë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote që është i caktuar në këto qendra të votimit është 45,095 votues. Meqenëse kemi më pak qendra votimi se në zgjedhjet e vitit 2021, KQZ-ja ka vendosur për rritjen e numrit të votuesve për një vendvotim, nga 750 sa është zakonisht në 2,000 sosh”, tha ai.
Që nga shpallja e datës së re të zgjedhjeve, partia më e madhe serbe, Lista Serbe, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të bojkotojnë këto zgjedhje. Njëjtë ka vepruar edhe shteti serb, presidenti i të cilit, Aleksandër Vuçiq edhe personalisht ka përsëritur thirrjet për bojkot, duke pretenduar se vetëm “100 serbë” do të marrin pjesë në to.
Pikërisht kjo çështje, se çfarë ndodhë në rastin kur në një proces zgjedhor mund të ketë dalje të ulët të votuesve, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka sqaruar se në asnjë ligj nuk kërkohet kalimi i ndonjë pragu pjesëmarrjeje.
“As në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe as në ligjin për zgjedhjet lokale nuk është e saktësuar se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në një proces zgjedhor, në mënyrë që pastaj rezultati të mund të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra, nuk ka ndonjë prag të vendosur për këtë çështje. Gjatë kësaj periudhe 45 ditore, KQZ-ja është angazhuar maksimalisht që të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe ligjore për t’iu mundësuar qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre kushtetuese”, tha ai.
Vetëm tri ditë para ditës së zgjedhjeve, njëra nga subjektet politike serbe, Partia Kosovskih Srba (PKS) është tërhequr nga gara zgjedhore. Kandidati i saj për kryetar të Leposaviqit, Aleksandër Jabllanoviq dhe 18 kandidatët për asamblenë e kësaj komune, janë tërhequr nga procesi zgjedhor.
Sipas KQZ-së, kjo nuk do të ndryshojë asgjë proceduralisht dhe nuk do të reflektohet në fletëvotime, pasi afati për tërheqjen e subjekteve politike dhe kandidatëve ka përfunduar më 27 mars. Sipas KQZ-së, fletëvotimet janë shtypur më herët.
Në përgjithësi, numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetar të katër komunave është 11, ndërsa më shumë se 60 kandidatë janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për dy kuvendet komunale.
Në zgjedhjet për kryetar të komunës së Leposaviqit në garë janë: Albulena Hetemi Behluli (PDK) Aleksandër Jablanoviq (PKS) dhe Lulzim Hetemi (VV).
Në Zubin Potok gara zhvillohet mes dy kandidatëve, Izmir Zeqirin nga PDK dhe Flatron Hasanin e Vetëvendosjes.
Në Zveçan kandidojnë Ilir Peci nga PDK-së, Fetah Peci nga VV, ndërsa Sladjana Pantoviq është kandidate e pavarur.
Në zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut garojnë Iniciaitva Qytetare Mitrovica me kandidatin Betim Osmani, PDK me Taulant Kelmendin dhe Vetëvendosje me Erden Atiq.
Kurse, në zgjedhjet për dy kuvendet komunale, Partia Demokratike e Kosovës garon me 16 kandidatë në Zveçan dhe 2 në Leposaviq, e Lëvizja Vetëvendosje me 10 kandidatë në Zveçan dhe 18 në Leposaviq. Nga radhët e komunitetit serb, vetëm Partia Kosovskih Srba ka rreth 20 kandidatë në garë për kuvendin e komunës së Leposaviqit.
Adresat e sakta të qendrave të votimit mund t’i gjeni në këtë LINK.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“100 mijë euro këshilltarit”, nënkryetari i të rinjve të AAK-së i shkon te ministria, Pecit: Trego çka po thotë Albini për këtë?
Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën
Protestohet para Kuvendit të Kosovës për punëtoret teknike
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit
"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit