Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, ka reaguar pasi krerët e Listës Serbe janë parë sot të rreshtuar në Batajnicë, duke përcjellë një stërvitje të ushtrisë serbe, ku ishin ekspozuar mjete luftarake dhe armatim.
Vela ka thënë se “Lista Srpska nuk do të jetë kurrë një përfaqësues autentik i serbëve të Kosovës, por më tepër një mjet në shërbim të regjimit të Serbisë”.
“Në vend që të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit dhe të punojnë për mirëqenien e serbëve të Kosovës, ata vendosin të bëjnë një ekskursion dhe të pozojnë si kloun para disa armëve. Patetike!”, ka shkruar Vela në Twitter, transmeton Telegrafi.
Srpska Lista will never be an authentic representative of 🇽🇰Serbs, but rather a tool in service of Serbia’s regime.
Instead of taking part in Apr 23rd elections & work for wellbeing of 🇽🇰 Serbs, they decide to do a field trip & pose as clowns in front of some weapons.
Pathetic! pic.twitter.com/WIYiGm00hz
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 22, 2023
Forcat e Armatosura të Serbisë prezantuan sot në aeroportin e Batajnicës pajisjet dhe aftësitë e reja të pjesëtarëve të saj, ndërsa në ekspozitën “Granit 2023” mori pjesë kryesia shtetërore e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Aty ishin edhe liderët politikë të serbëve nga Kosova. Në podium ishin krerët e Listës Serbe Milan Radoiçiq, Goran Rakiq, Igor Simiq, Dalibor Jevtiq dhe të tjerë nga kjo parti.
Në Batajnicë, në afërsi të Beogradit, në vitin 2001 janë zbuluar 744 trupa të civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë, të cilët ishin bartur në atë varrezë masive.
Më shumë se 1,640 njerëz nga Kosova, shumica shqiptarë, ende konsiderohen si të pagjetur që nga përfundimi i luftës më 1999.
Pjesëmarrja e politikave të partisë Lista Serbe në një shfaqje të tillë ushtarake në Serbi vjen një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale për katër komunat me shumicë serbe; Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025