LAJMI I FUNDIT:

Publikohen çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve, më e shtrenjta arrin në 690 euro

Publikohen çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve, më e shtrenjta arrin në 690 euro

Jemi afruar drejt fundit të garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

Tanimë katër skuadra kanë mbetur në garë, ku kërkojnë një biletë për finalen e madhe të Stambollit, e cila zhvillohet më 10 qershor në ‘Ataturk Olympic Stadium’.


E tani shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar edhe çmimet e biletave për finalen e madhe të Stambollit.

Çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni do të jenë të njëjta si në vitin 2022 në Paris,  ka njoftuar UEFA.

Janë katër kategori, ku bileta më e lirë është 70 euro dhe më e shtrenjta 690 euro. Kjo masë synon të shmangë kaosin e ndodhur në finalen e një viti më parë, ku dhjetëra tifozë u përpoqën të futeshin me forcë në stadium ose të vidhnin biletat për finalen e luajtur mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit.

Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve janë mes Milan – Inter si dhe Manchester City – Real Madrid.

Çdo finalist do të ketë të drejtën e 20 000 biletave, derisa numri i tifozëve që pritet të jetë i pranishëm në stadiumin olimpik në Stamboll është 72,000. /Telegrafi/