LAJMI I FUNDIT:

Publikohen emrat e grupit punues për ndryshimet kushtetuese

Publikohen emrat e grupit punues për ndryshimet kushtetuese

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur emrat e ekspertëve që do të jenë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese.

Në grupin e ekspertëve bëjnë pjesë profesorë universitarë dhe gjykatës duke nisur nga ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati, ish-gjyqtarja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, Margarita Caca Nikollovska, ish-gjyqtari dhe profesor i së drejtës kushtetuese, Bajram Pollozhani, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Branko Naumovski, profesori universitar Jeton Shasivari, profesoresha Ana Çupeska, profesoresha Elena Mihajllova Stratillati, profesoresha Besa Arifi, Jagoda Mitrevska dhe profesoresha në Institutin e Historisë Kombëtare, Marija Pandevska.

Nga Minsitria e Drejtësisë shtojnë se në periudhën në vijim lista e grupit punues do të plotësohet edhe me anëtarë të tjerë të cilët do të japin kontributin e tyre në pëgatitjen e ndryshimeve kushtetuese.


“Ju informojmë se ky trup punues është formuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i është dhënë për detyrë nga Qeveria të përgatisë propozim-iniciativën e nevojës për ndryshime kushtetuese. Qeveria është propozuesi i ndryshimeve kushtetuese. Pasi që të përgatiten ndryshimet, propozimi do të kalojë nëpër të gjitha trupat punues në korniza të Kuvendit. Paralelisht do të mbahen edhe diskutime publike në të cilat ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera do të mund t’i shprehin qëndrimet e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/