LAJMI I FUNDIT:

Ndodhë edhe kjo, kompania çeke mbylli panelet diellore pasi prodhuan shumë energji

Ndodhë edhe kjo, kompania çeke mbylli panelet diellore pasi prodhuan shumë energji

Edhe pse është e njohur një thënie se teprica nuk e bën dëm, shembulli nga Çekia lidhur me energjinë diellore është përjashtim.

Një kompani çeke u detyrua të mbyllte qindra panele diellore, pasi krijuan më shumë energji sesa mund të përballonte rrjeti.


Euronews shkruan se kjo ndodhi të hënën pas Pashkëve, për shkak se dita ishte veçanërisht me diell, prandaj edhe prodhimi i energjisë ishte i lartë.

Ky ishte një problem për kompaninë, e cila nuk kishte një plan për të ruajtur energjinë e tepërt, transmeton Telegrafi.

“Ajo që ne kemi thënë për një kohë të gjatë tani është vërtetuar. Republika Çeke nuk është gati për energji të rinovueshme, sepse i mungon kapaciteti i ruajtjes,” tha Jan Krchmar, drejtor i Shoqatës çeke Diellore.

Siç shkruan Euronews, panelet diellore gjatë motit me diell shpesh mund të prodhojnë më shumë energji sesa mund të përdorë rrjeti.

Nëse energjia nuk ka ku të ruhet, ajo shkakton paqëndrueshmëri në rrjet, dëmton pajisjet elektronike dhe në situata ekstreme mund të çojë në ndërprerje.

Për shkak të kësaj, CHEPS u detyrua të mbyllë termocentralet me një kapacitet total prej rreth 400 MW, pra një të gjashtën e kapacitetit total të energjisë diellore në vend.

Në kushte normale, Republika Çeke do të devijonte energjinë e tepërt në vendet fqinje, por e hëna e përmendur ishte aq me diell saqë as fqinjët nuk kishin nevojë për energji shtesë.

Të gjitha vendet përveç Danimarkës, Portugalisë dhe Sllovenisë ishin me suficit.

Nga ana tjetër, ky rast u dëshmon kritikëve se energjia e rinovueshme është ende një burim i qëndrueshëm energjie, por nevojiten njësi magazinimi efikase që do të ruajnë energjinë e tepërt për përdorim të mëvonshëm. /Telegrafi/