LAJMI I FUNDIT:

Revolja amerikane që zhbllokohet nëpërmjet gjurmëve të gishtave ose skanimit të fytyrës

Revolja amerikane që zhbllokohet nëpërmjet gjurmëve të gishtave ose skanimit të fytyrës

Amerikanët do të shpikin çdo gjë, vetëm që të mos kenë nevojë të heqin dorë nga arma e tyre e preferuar personale.

Këtë herë jemi dëshmitarë të prezantimit të një arme që kujdeset për sigurinë me anë të mbrojtjes biometrike.

Inovacioni më i fundit amerikan, i cili duhet të rrisë sigurinë kur bëhet fjalë për armët e zjarrit personale, vjen nga kompania Biofire Technologies nga shteti i Kolorados.


Së fundmi ata prezantuan armën e parë biometrike në botë, Biofire Smart Gun, transmeton Telegrafi.

Kombinimi i pazakontë i teknologjisë dhe armëve u projektua nga 26-vjeçari Kai Klefer, i cili u trondit nga të shtënat masive në një kinema kur ishte 15 vjeç.

Që atëherë, thotë ai, ka kërkuar një zgjidhje për t’i bërë armët e zjarrit më të sigurta. Zgjidhjen, siç bëjnë zakonisht amerikanët, e gjeti në prodhimin e më shumë armëve.

Revolja e tij nuk aktivizohet apo “hapet” vetëm më gjurmët e gishtërinjve apo me skanimin e fytyrës, që do të thotë se kushdo tjetër që e merr nuk do të mund të shkrep as edhe një plumb. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Moment historik për Apple - gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

Moment historik për Apple - gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

Teknologji
Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Teknologji
Kalo në kategori