LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon shokët me të cilët kishte qenë në burgjet e Pozharevcit dhe Nishit në 1999-ën

Kurti takon shokët me të cilët kishte qenë në burgjet e Pozharevcit dhe Nishit në 1999-ën

Kryeministri Albin Kurti ka takuar në Drenas Milazim Mustafën dhe Elmi Gjylanin, ish të burgosur politikë, me të cilët kishte qenë në burgjet e Pozharevcit dhe Nishit më 1999.

Në llogarinë e tiij në Facebook, Kurti ka treguar se dy shokët e tij të burgut në këtë takim ishin me djemtë e tyre.

“Në kohën e vuajtjes së dënimit, Asdren Mustafa ishte 3 vjeçar, ndërsa Altin Gjylani ishte foshnje, vetëm disa muajshe”.


“Milazimi ishte burgosur së bashku me dy vëllëzërit e tij, Halilin dhe Përparimin. Kujtuam bashkë vëllaun e vogël të tij, Përparimin, i cili ka ndërruar jetë më 5 shkurt të këtij viti, pas një infarkti. Ai ishte idealist e punëtor, ish i burgosur politik, që pas luftës, për 22 vite kishte punuar si vozitës i furgonit”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeministrit, në sytë e Milazimit e Elmisë rrëzëllen dashuria për Kosovën, e në fjalët e tyre nuk dëgjohet tjetër veçse urata për kombin.

“Kështu i mbajë mend në burg, si motivues e shokë që të qëndrojnë pranë, kështu janë po edhe sot”, shkroi Kurti.