LAJMI I FUNDIT:

Kritiku i Putinit që u dënua me 25 vjet burg thotë se “Rusia do të jetë e lirë” – bashkëshortja përshkruan gjendjen e tij shëndetësore pas dy helmimeve

Kritiku i Putinit që u dënua me 25 vjet burg thotë se “Rusia do të jetë e lirë” – bashkëshortja përshkruan gjendjen e tij shëndetësore pas dy helmimeve

Kritiku i Kremlinit, Vladimir Kara-Murza, i cili pak çaste më parë u dënua me 25 vjet burg me akuza përfshirë tradhtinë, ka thënë se “Rusia do të jetë e lirë”.

Komentet, të cilat janë një slogan i opozitës, vijnë pasi një gjykatë në Moskë e dënoi atë me akuzat për tradhti dhe denigrim të ushtrisë ruse, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kritiku i Kremlinit i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij si politike dhe i ka krahasuar procedurat gjyqësore kundër tij me gjyqet e shfaqjes gjatë sundimit të diktatorit sovjetik Josef Stalin.


Në një deklaratë javën e kaluar, Kara-Murza tha se ai mbetet krenar për qëndrimin kundër “diktaturës” së Vladimir Putinit dhe vendimit të tij për të dërguar trupa në Ukrainë.

“Unë e di se do të vijë dita kur errësira që ka përfshirë vendin tonë do të largohet”, citohet të ketë thënë ai.

“Dhe atëherë shoqëria jonë do të hapë sytë dhe do të dridhet kur të kuptojë se çfarë krimesh të tmerrshme janë kryer në emër të saj”.

Kritiku i Putinit dënohet me 25 vjet burg nga një gjykatë në Moskë – por kush është Vladimir Kara-Murza?
Lexo po ashtu Kritiku i Putinit dënohet me 25 vjet burg nga një gjykatë në Moskë – por kush është Vladimir Kara-Murza?

Ndërkohë përpara dënimit të Vladimir Kara-Murza sot, gruaja e tij ka thënë se trajtimi i tij në Moskë ishte “hakmarrje e pastër dhe cinike” për rolin e tij në mbrojtjen e Aktit Magnitsky.

Akti u miratua për herë të parë nga SHBA në vitin 2012 dhe lejoi Uashingtonin të sanksiononte zyrtarët rusë të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Që atëherë, një numër vendesh të tjera kanë miratuar legjislacion të ngjashëm, si Britania e Madhe dhe Kanadaja.

Në një intervistë me Sunday Times, gruaja e kritikut të Kremlinit, Evgenia Kara-Murza tha: “Ata nuk duan vetëm të mbyllin burrin tim, por duan ta shkatërrojnë atë”.

Ajo gjithashtu përshkroi frikën e saj për shëndetin e burrit të saj, i cili vuan nga një gjendje e quajtur polineuropatia – e cila prek nervat periferike – pas dy herë helmimeve të mbijetuara për të cilat ai fajësoi Kremlinin në 2015 dhe 2017.

“Me shpejtësinë me të cilën këto simptoma po përhapen tani, ai nuk ka 25 vjet jetë”, shtoi ajo.

“Unë nuk mendoj se ai ka as pesë (vjet)”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Amerika
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori