LAJMI I FUNDIT:

Kritiku i Putinit dënohet me 25 vjet burg nga një gjykatë në Moskë – por kush është Vladimir Kara-Murza?

Kritiku i Putinit dënohet me 25 vjet burg nga një gjykatë në Moskë – por kush është Vladimir Kara-Murza?

Vladimir Kara-Murza është dënuar me 25 vjet burg nga një gjykatë në Moskë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kritiku i Kremlinit, 41 vjeç, i cili mban pasaporta ruse dhe britanike, u shpall fajtor për tradhti dhe akuza të tjera për diskreditimin e ushtrisë ruse në mes të luftës në Ukrainë.


Kara-Murza kaloi vite si politikan duke kundërshtuar presidentin Vladimir Putin dhe loboi te qeveritë dhe institucionet e huaja për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe rusëve individualë për shkelje të supozuara të të drejtave të njeriut.

Por kush është Vladimir Kara-Murza?

Bëhet fjalë për njeriun që kaluar vite në opozitë me Vladimir Putinin dhe ka lobuar tek qeveritë dhe institucionet e huaja për të sanksionuar Rusinë.

Kara-Murza, i cili ka lindur në Moskë, është një gazetar dhe kundërshtar i shquar i qeverisë, i cili më parë ka qenë anëtar i Partisë Zgjedhja Demokratike e Rusisë.

Më vonë ai shërbeu si nënkryetar i Partisë së Lirisë së Popullit, duke udhëhequr përpjekjet diplomatike në emër të opozitës.

Kara-Murza ishte një bashkëpunëtor i liderit të opozitës ruse Boris Nemtsov, i cili u vra pranë Kremlinit në vitin 2015.

Ai gjithashtu luajti një rol kyç në përkrahjen e miratimit të sanksioneve në shënjestër ndaj shkelësve rusë të të drejtave të njeriut.

Ai u ka mbijetuar dy herë helmimeve për të cilat fajësoi Kremlinin në 2015 dhe 2017, por zyrtarët rusë kanë mohuar përgjegjësinë.

Kritiku i Kremlinit ka qenë pas hekurave që nga arrestimi i tij një vit më parë.

Akuzat kundër tij rrjedhin nga një fjalim që ai mbajti në Dhomën e Përfaqësuesve të Arizonës në mars të vitit të kaluar, në të cilin ai denoncoi veprimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Ndërkohë hetuesit shtuan akuzat për tradhti ndërsa ai ishte në paraburgim.

Kara-Murza ka thënë më parë se ai ishte burgosur për pikëpamjet e tij politike, “për të folur kundër luftës në Ukrainë, për shumë vite luftë kundër diktaturës së Putinit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori