LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Kathy Griffin zbulon se vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik

Aktorja Kathy Griffin zbulon se vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik

Kathy Griffin është diagnostikuar me PTSD.

Ylli 62-vjeçar u shfaq në rrjetet sociale për të zbuluar se ajo vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe kontaktoi fansat duke u kërkuar atyre të ndajnë historitë e tyre rreth ankthit dhe depresionit.

Aktorja tha se ajo ishte goditur me një ‘rast ekstrem’ të çrregullimit të ankthit.


Foto: TikTok

Duke folur në një video të postuar në TikTok, ajo shtoi: “Mund të qeshësh ose çfarëdo, por unë jam diagnostikuar me PTSD dhe quhet një rast ekstrem”.

“Unë kurrë nuk kam folur për të më parë. Do të doja të dëgjoja nga ju për depresionin dhe ankthin”, theksoi ylli kanadez.

Të gjitha lajmet nga Kathy Griffin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kathy Griffin

Kjo vjen pasi Kathy kaloi betejën me kancerin e mushkërive, pavarësisht se nuk kishte pirë kurrë duhan.

Ajo mes tjerash zbuloi se tentoi të bënte vetëvrasje në vitin 2020.

“Nuk dija çfarë të bëja me veten. Isha në depresion dhe gjërat thjesht nuk po shkonin”.

Foto: Getty Images

Ylli gjithashtu tha se ajo iu nënshtrua një ‘detoksifikimi të vërtetë’ dhe e quajti atë një ‘proces të rëndësishëm’.

PTSD ndryshe është një çrregullim që mund të zhvillohet tek disa njerëz pasi përjetojnë një traumë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë

"Të betohem se asnjë ndjenjë nuk e kam për ty”, Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte

Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori