LAJMI I FUNDIT:

“Armë, drogë dhe vajza” – prestigjiozja Daily Mail shkruan për reperët shqiptarë dhe jetën e tyre luksoze në Britani

“Armë, drogë dhe vajza” – prestigjiozja Daily Mail shkruan për reperët shqiptarë dhe jetën e tyre luksoze në Britani

Mediumi prestigjioz, Daily Mail, së fundmi u ka kushtuar një artikull reperëve shqiptarë dhe jetës së tyre luksoze në Britani.

“Armë, drogë dhe vajza…ngritja e reperëve gangsterë shqiptarë që shfaqin stilin e tyre luksoz të jetesës në Britaninë e Madhe dhe frymëzojnë një brez të rinjsh” – është ky titulli që i është vënë tekstit dedikuar artistëvë shqiptarë.

Me modelet e makinave WAG, shtëpitë 600 mijë funtesh dhe Rolex-et me diamantë, reperët shqiptarë duket se po bëjnë një jetë të mirë në Britaninë e Bashkuar – pavarësisht se nuk kanë arritur kurrë me ndonjë këngë në krye të top listave, vazhdon Daily Mail.


Foto: Instagram

Interpretuesit MGee dhe Lucii janë në mesin e dhjetëra artistëve që grumbullojnë mijëra abonentë të Spotify dhe YouTube falë këngëve të tyre – të cilat shpesh promovojnë armët dhe drogën, ndërkohë që godasin institucionet e Britanisë.

Të gjitha lajmet nga Hellbanianz
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hellbanianz

Kjo vjen teksa bashkatdhetarët e tyre vazhdojnë të dominojnë tregun ndërkombëtar të kokainës, duke përmbytur rrugët e Britanisë me drogën e klasit A dhe duke përdorur dhunë ekstreme, përfshirë ekzekutimet, për t’u marrë me këdo që i pengon.

Në postimet e rrjeteve sociale dhe videot muzikore, disa yje të rap-it duket se mbështesin stilin e jetës kriminale teksa tallen me policinë britanike, të cilës i referohen ‘derra’, ndërkohë që mburren se zotërojnë automatikë Skorpion dhe ndajnë këshilla se si të thyejnë xhamat e makinave.

Banda Hellbanianz, për shembull, ka shumë frikë në rrugët e Londrës dhe ka shumë reperë në radhët e saj dhe shumë anëtarë në burg.

Foto: Instagram

Grupi bëri bujë vitin e kaluar kur publikoi një video muzikore që tregonte automjete të blinduara të pajisura me mitralozë të rëndë që parakalonin rreth një banese në kryeqytet.

Ndodhi teksa Fabion ‘Gucci’ Kuci dhe Azem ‘Ziro’ Dajci ‘Falcons’ filmuan me paturpësi veten brenda qelive të burgut në Wormëood Scrubs, teksa prisnin dënimin për vjedhje dhe postuan foto dhe pamje në Instagram e YouTube.

Vitin e kaluar u zbulua po ashtu se shumë nga të rinjtë shqiptarë që largohen për në Angli janë djem që besojnë në tregimet e trafikantëve se mund të pasurohen shpejt në Mbretërinë e Bashkuar – dhe shumë e bëjnë këtë pa pëlqimin e prindërve të tyre.

Vetëm këtë javë, një postim në Instagram i publikuar nga reperi Lucii – i cili kurrë nuk e ka zbuluar fytyrën e tij të vërtetë dhe nuk është pjesë e bandës Hellbanianz – tregoi shumë para të grumbulluara pranë dhjetëra iPhone-ve të vjetër të Apple.

Lucii, i cili vendos një sërë maskash të ngjashme me Satanin në videot e tij, ka 125 mijë ndjekës në Instagram, të cilëve u poston foto të tij me femra të veshura me bikini dhe video duke drejtuar makina të shtrenjta.

Foto: Instagram

Daily Mail në artikullin e gjatë sqaron edhe shumë gjëra të tjera, në të cilët janë të përfshirë këta reperë dhe lidhjet që kanë me Shqipërinë. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Magazina
Kalo në kategori