LAJMI I FUNDIT:

Vela: Serbia po i djeg veturat e serbëve që konsideron se bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës

Vela: Serbia po i djeg veturat e serbëve që konsideron se bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës

Edhe tri vetura të tjera janë djegur mëngjesin e së shtunës në veri të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.

Përmes një shkrimi në Twitter, Vela ka thënë se strukturat e paligjshme të Serbisë po i synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.


Djegia e veturave në veri, Vela: Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për zgjedhjet e 23 prillit
Lexo po ashtu Djegia e veturave në veri, Vela: Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për zgjedhjet e 23 prillit

“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tri makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes. Strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, së fundmi janë raportuar disa raste të djegies së veturave në veri të vendit.

Ditë më parë, Vela ka deklaruar se Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për të penguar jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit që pritet të mbahen në komunat në veri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së

A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së

Siguri
Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Lajme
Kalo në kategori