LAJMI I FUNDIT:

Shakira ishte gjobitur gjatë xhirimeve të një videoklipi në Barcelonë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Shakira ishte gjobitur gjatë xhirimeve të një videoklipi në Barcelonë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Shakira tashmë është në Miami duke shijuar jetën e saj të re pasi i tha lamtumirë Barcelonës në rrjetet sociale pas ndarjes me ish-partnerin Gerard Pique.

Këngëtarja e famshme latine ka shumë kujtime të mira nga kryeqyteti katalanas, por edhe disa të këqija si koha kur u gjobit nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


Jaume De Laiguana drejtoi videoklipin e famshëm të këngës së Shakira ‘Loca’, xhirimet e saj u zhvilluan në Barcelonë por në atë kohë ylli i muzikës nuk kërkoi asnjë leje nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit katalanas, shkruan Marca.

Foto: Getty

Për më tepër, gjatë videoklipit ajo shihet në një Harley Davidson pa helmetë në shëtitoren Joan de Borbo, në Barceloneta.

Për këtë këngëtarja e njohur është dënuar me 400 euro gjobë, përveç kësaj, besohet se ajo u hodh në shatërvanin e ‘Pla de Palau’, diçka për të cilën as ajo nuk kërkoi leje.

Foto: Getty

Në atë kohë, Shakira shpjegoi në El Periodico de Catalunya se ajo nuk mbante helmetën për të shmangur ngatërrimin e flokëve gjatë xhirimeve.

Shakira kërkon privatësi në një deklaratë publike pas ndarjes nga Pique: Ju lutem mediave, mos i përndiqni fëmijët e mi në shkollë
Lexo po ashtu Shakira kërkon privatësi në një deklaratë publike pas ndarjes nga Pique: Ju lutem mediave, mos i përndiqni fëmijët e mi në shkollë

Megjithatë, ajo e pranoi se duhet të kishte vendosur helmetën, ajo zbuloi se planifikonte të paguante gjobën sapo të vinte.

Foto: Getty

Ndryshe, Shakira i dha fund marrëdhënies me Piquen pas një romance prej 12 vitesh, çifti bashkë kanë dy fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori