Në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të “McGonigal”, zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar, tha se nuk mund të komentojë shumë këtë çështje pasi është ende nën hetim.
Sa i takon investimeve strategjike, Ecobar u shpreh se ka një dialog të hapur me qeverinë tonë dhe të gjitha qeveritë e rajonit se si duhet të trajtohet ky lloj investimi, qoftë ai kinez apo rus.
TCH: Çështja McGonigal. Është ende në vazhdim dhe ka shumë pikëpyetje në opinionin publik në Shqipëri. A i dëmtoi marrëdhëniet pas akuzave të asaj dosjeje me kryeministrin Rama – mes kryeministrit Rama dhe SHBA-së?
Escobar: Do të them dy gjëra. Një, unë nuk mund të flas për një çështje të hapur penale. Gjëja e dytë siç e përmenda më parë, marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është me popullin e Shqipërisë, me institucionet, jo me një parti dhe jo me një individ. Thënë kështu, do të thoja se marrëdhënia jonë me Shqipërinë është më e mira që kemi pasur ndonjëherë.
TCH: Më e mira që keni pasur ndonjëherë. Për sa i përket ligjit për investimet strategjike, edhe dosja McGonigal na ka shfaqur një ilustrim se ai ndoshta ka nevojë për shumë amendamente ose disa amendamente në mënyrë që kompanitë ruse të mos fshihen pas disa mënyrave të ndërlikuara për të hyrë në sektorë strategjikë që janë tani, pas luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, në një pozicion tjetër. Çfarë mendoni për kuadrin tonë ligjor për investitorët strategjikë?
Escobar: Mendoj se të gjitha vendet e rajonit, në të gjitha vendet e Europës, në fakt duhet të kenë njëfarë kontrolli të investimeve. Dhe ky ka qenë një diskutim i hapur me të gjithë partnerët tanë. Mendoj se të gjithë i kuptojnë rreziqet e pastrimit të parave, rreziqet e ndikimit keqdashës rus dhe do të thoja se ne kemi një dialog të hapur me qeverinë, këtë qeveri dhe të gjitha qeveritë e rajonit se si duhet të trajtojmë atë lloj investimi, qoftë ai kinez apo rus dhe si e trajtojmë ne së bashku. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare