LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pas 1500 vjetësh kapitulli i humbur i Biblës

Gjendet pas 1500 vjetësh kapitulli i humbur i Biblës

Një kapitull i humbur i Biblës është gjetur më në fund pas 1500 vjetësh.

Kapitulli, i quajtur vargjet sekrete, u gjet në një dorëshkrim të shekullit të III-të brenda Bibliotekës së Vatikanit.


Ai përmban një përkthim të ri të kapitujve 11 deri në 12 nga Ungjilli i Mateut, raporton metro.co.uk.

Shkencëtarët ishin në gjendje të zbulonin tekstin, të shkruar në sirianishten e lashtë, pasi përdorën fotografinë ultravjollcë brenda Ungjillit të Mateut.

Në përkthimin origjinal në greqisht, Mateu, një dishepull i Jezuit, shkroi se “në atë kohë, Jezusi kaloi të shtunën nëpër arat e grurit dhe dishepujt e uritur filluan të mbledhin kallinjtë e grurit dhe t’i hanin”.

Por përkthimi i sapozbuluar thotë se ‘në atë kohë Jezusi kaloi të shtunën nëpër arat e drithit dhe dishepujt e uritur filluan të mbledhin kallinjtë e grurit, t’i fërkojnë me duar dhe t’i hanin”.

Theksojmë se vetëm një pjesë e tekstit të rikuperuar është shfaqur për publikun deri më tani.

Grigory Kessel, i cili bëri zbulimin, tha për dailymail, se “teksti i gjetur i ungjillit në këtë dorëshkrim të ripërdorur përmban të ashtuquajturat përkthime të ungjijve në gjuhën siriane të vjetër. Ky përkthim i vjetër sirianisht shpesh dëshmon tekstin e ungjillit që është i ndryshëm nga teksti standard i ungjillit siç e njohim ne sot”.

Ungjilli i Mateut përbën thelbin e 27 librave të Dhiatës së Re.

Seksioni i Mateut fillon të përshkruajë lindjen e Jezusit dhe përfshin gjithashtu korrespondencën e hershme midis udhëheqësve të Kishës dhe të krishterëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori