LAJMI I FUNDIT:

Violinistja Lulesa Pajaziti rrëfen tingujt e parë nën violinë

Violinistja Lulesa Pajaziti rrëfen tingujt e parë nën violinë

Intervistoi: Aroma Aliti

Nën tingujt e violinës së saj, janë argëtuar dhe kanë festuar shumë njerëz. Ajo është Lulesa Pajaziti, vajza nga Tetova e cila që në moshën 5 vjeçe ka filluar të luaj me violinë. Dashuria, pasioni i saj i madh dhe përkrahja familjare e kanë ndihmuar atë për të arritur sukseset që ka sot. Meloditë që ajo gjithnjë po përcjell kanë fituar zemrat e shumë njerëzve, madje kjo reflekton në faktin që ajo është pjesëmarrëse në shumë festa, evenimente e koncerte të ndryshme. E intervistuar nga Telegrafi Maqedoni ajo rrëfeu rreth vetes, rrugëtimit në këtë sferë dhe dashurisë së saj për muzikën.

Një prezantim i shkurtër për Lulesën?
Jam Lulesa Pajaziti nga Tetova, studioj në shkollën e mesme të muzikës. Që në moshë të hershme kam filluar të luaj në violinë dhe jam marr me shkrime e art. Gati disa vite udhëheq emisionin e pasdites në RadioRed Fm. Vite me radhë jam marr me volejboll dhe sporte të ndryshme. Pjesëmarrëse në shumë gara nga lëmi të ndryshme dhe gjithashtu, kam dhënë kontributin tim në OJQ dhe projekte të shumta. Tash e sa vite jam pjesë aktive e SHKA Xheladin Zeqiri, me të cilët kemi plane të mëdha si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Në kohën e lirë lexoj libra, merrem me fotografi, më pëlqejnë aventurat dhe gjithmonë jam në zbulim të gjërave të reja. Si tip jam ambicioze, kam intuitë të fortë, me pëlqen kreativiteti dhe e përdor atë në çdo hap dhe vendim që bëj, qoftë në jetë, profesion dhe shoqëri. Mundohem gjithmonë që të përcjell energji pozitive, duke e shijuar çdo moment.


Prej kur ke filluar të merresh me art, të mësosh dhe të luash në violinë?
Që e vogël kam pasur prirje ndaj artit në përgjithësi si vizatime, shkrime e poezi. Ndërsa, violinën e kam filluar prej në moshën 5 vjeçare. Për mua ka qenë një hap i rëndësishëm në jetën time, pasi aty kam kuptuar që violina është ajo që më fle në zemër. Padyshim, është meritë e prindërve të mi që gjithmonë më kanë përkrahur dhe ndihmuar në çfarë do lloj vendimi që kam marr dhe sot jam ajo që jam fale tyre.

Cila është njëra prej eksperiencave të tua më të bukura në sferën e violinës/artit?
Për mua muzika ndër vite ka qenë diçka jashtëzakonisht e bukur. Si momente, çdo njëra e ka pas emocionin dhe ndjesinë e vet të papërshkrueshëm. Por, mund të veçojë momentin kur dal në skenë, luaj në violinë dhe përçoj një emocion të fortë tek çdo dëgjues dhe kështu, ndaj një ndjesi të bukur shpirtërore. Kjo është ajo pjesa që më plotëson më shumë.

A mendon se në Maqedoninë e Veriut artistët marrin përkrahjen e duhur dhe mund të arrijnë sukses të madh?
Kudo që të shkosh do ketë gjithmonë sfida të vështira të cilat do përballemi. Një njeri i suksesshëm nuk përkulet para asgjëje në jetë, pavarësisht pengesës së saj të madhe, kështu që unë besoj në energji pozitive dhe për mua nuk ka rëndësi, pasi në fund do ja arrijë gjithmonë asaj që dua. Gjithmonë ka një rrugë për t’i ndryshuar gjërat dhe un besoj në ndryshime.

Një mesazh për rininë?
Asnjëherë mos ndaloni së besuari e mos u dorëzoni kurrë. Punoni fort për ambiciet tuaja, pasi do ketë gjithmonë paragjykime dhe pengesa të shumta… Ajo do na bëjë edhe më të fortë. Dhe më e rëndësishme është që të besojmë se ëndrrat me të vërtetë bëhen realitet!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori