LAJMI I FUNDIT:

Bernabeu këndoi emrin e Valverdes pas vështirësive të fundit dhe mesfushori u kërkoi falje

Bernabeu këndoi emrin e Valverdes pas vështirësive të fundit dhe mesfushori u kërkoi falje

Federico Valverde ishte njëri nga emrat më të përfolur të javës së fundit, pasi ishte në qendër të vëmendjes që nga e shtuna për sulmin e tij ndaj Alex Baenës pas përballjes së Real Madridit me Villarrealin.

Të gjithë pritnin ta shihnin në fushë Valverden, për të ditur reagimin e tifozëve dhe të tij pas incidentit me futbollistin e Villarrealit në parkingun e Bernabeut, ku uruguaiani goditi me grusht Baenan.

Përpara se të fillonte ndeshja kundër Chelseat, me dy skuadrat tashmë të gatshme për të filluar lojën, tribunat e Bernabeut filluan të brohorasin emrin e uruguaianit, i cili ia ktheu gjestin, duke vendosur njërën dorë në zemër dhe tjetrën në drejtim të tribunave, në formë falënderimi.


Valverde e priti në parking dhe e sulmoi me grusht Baenan, publikohet video me fytyrën e fryrë të yllit të Villarrealit
Lexo po ashtu Valverde e priti në parking dhe e sulmoi me grusht Baenan, publikohet video me fytyrën e fryrë të yllit të Villarrealit

Një gjest drejt tribunës

Por pas falënderimeve, Valverde bashkoi duart në ajër, në një lloj gjesti për të kërkuar falje. Uruguaiani nuk foli pas ndeshjes, ndaj nuk mund të dihej nëse ky gjest ishte një kërkim falje ndaj tifozëve apo thjesht reagonte me mirënjohje ndaj thirrjeve.

Ai që foli për Valverden ishte trajneri i tij, Carlo Ancelotti, i cili tha: “Për mua Valverde ka qenë më i miri në fushë. Pas dhjetë minutash ne kemi ndryshuar pak pozicionin dhe ka qenë çelësi i rimëkëmbjes”. /Telegrafi/

asdasda da

Në trend Sport

Më shumë
Nasser Al-Khelaifi hap thesin e parave për blerjen e klubit të njohur spanjoll

Nasser Al-Khelaifi hap thesin e parave për blerjen e klubit të njohur spanjoll

Ndërkombëtare
Tifozët e Liverpoolit i luten Barcelonës të provojë një gjë në El Clasico pasi Alexander-Arnold do t'i bashkohet Real Madridit

Tifozët e Liverpoolit i luten Barcelonës të provojë një gjë në El Clasico pasi Alexander-Arnold do t'i bashkohet Real Madridit

La Liga
E kishin në skuadër, Perez tenton ta blejë në mënyrë të përhershme ish-lojtarin e Real Madridit

E kishin në skuadër, Perez tenton ta blejë në mënyrë të përhershme ish-lojtarin e Real Madridit

La Liga
Transferimi i Alexander-Arnold vjen me pasoja të mëdha për veteranin e Real Madridit

Transferimi i Alexander-Arnold vjen me pasoja të mëdha për veteranin e Real Madridit

La Liga
A festoi gjyqtari kur Dani Olmo humbi penalltinë në goditjen e parë?

A festoi gjyqtari kur Dani Olmo humbi penalltinë në goditjen e parë?

La Liga
Zbulohen lojtarët më të paguar në secilën prej pesë ligave më të mira evropiane

Zbulohen lojtarët më të paguar në secilën prej pesë ligave më të mira evropiane

Ndërkombëtare
Kalo në kategori