Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me ndryshimet ligjore për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D në Ligjin për Marrëdhënie Pune mundësohet që paratë të mbesin në shtetin tonë dhe autostradat të ndërtohen më shpejtë. Kovaçevski tha se u mbetet deputetëve të vendosin për çështjen në fjalë, respektivisht për zgjatjen e orarit të punës për punëtorët e këtij projekti.
“Këtu bëhet fjalë për ndryshim ligjor që ka të bëjë vetëm me projekte të tilla me interes kombëtarë. Qëllimi është që në bazë vullnetare, punëtorë që do të dojë të punojë më tepër se sa është e shkruar me ligj, kjo t’i paguhet, çdo orë shtesë dhe të dielave shtesë të merr 50 për qind mëditje më të madhe”, u shpreh Kovaçevski.
Ndërkaq, lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i bëri thirrje presidentit, Stevo Pendarovski që të mos i nënshkruajë ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, të cilat janë në procedurë parlamentare. Mickoski tha se ajo që e shqetëson është se i gjithë procesi rreth ndërtimit të korridoreve zhvillohet në mënyrë jo transparente dhe opinioni nuk ka njohuri për kontratën.
““Tani dalin me disa njoftime ku thonë se nuk po paguajnë gjoba, por kanë qenë shpenzime shtesë. Nuk mund të habitesh me marrëzinë e tyre në një skenë të hapur. Prandaj e kemi Pendarovskin që në rolin e analistit përdor urtësinë popullore, në vend që të thotë se çfarë do të bëjë. I bëj thirrje që të mos fshihet pas Parlamentit dhe të guxojë të dalë dhe të mos i firmosë ato vendime ligjore që do t’i vijnë”, deklaroi Mickoski.
Lidhur me qëndrimin e Qeverisë për zgjatjen e orarit të punës nga 40 në 60 orë, Mickoski tha se përgjigja e djeshme e qeverisë nuk meriton koment, por ka treguar se është vepër penale. /SHENJA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën