Maqedoni, mosfunksionimi i institucioneve pamundëson sekuestrimin e ndërtimeve pa leje
Ndërtimi i objekteve pa leje në tokë shtetërore paraqet problem madhor për të gjitha komunat e Maqedonisë së Veriut.
Për ta zgjidhur këtë problem kryetari i komunës qendër në Shkup, Goran Gerasimvski, ka iniciuar ndryshimin e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje dhe Ligjit për konfiskim, në mënyrë që të lehtësohen procedurat për sekuestrimin e objekteve pa leje të ndërtuara në tokë shtetërore.
Këtë iniciativë ai tashmë e ka dorëzuar në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale pasi, sipas tij, ky problem i prekë të gjitha komunat e vendit.
“Ballafaqohemi me problem serioz, me një numër të caktuar të ndërtimeve pa leje në tokë shtetërore në brezin e gjelbër edhe pse është vepruar plotësisht nga ana jonë si Komunë. Janë vënë shirita të verdhë, janë shkruar dënime për heqjen dhe rrënimin e objektit të ndërtuar në të egër (pa leje). Do të duhet të shfrytëzojmë mjete të konsiderueshme financiare nga arka e komunës për largimin e tyre”, tha Gerasimovski për Radion Evropa e Lirë.
Ai tha se këtë iniciativë do t’ia prezantojë ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, dhe atij të Drejtësisë, Krenar Lloga.
Por, arkitektët thonë se sekuestrimi i objekteve pa leje mundësohet edhe përmes ligjeve ekzistuese që e rregullojnë këtë problematikë.
Danica Pavlovska-Cigi, arkitekte, thekson se mossekuestrimi i objekteve të ndërtuara pa leje qëndron te jetësimi i ligjeve që rregullojnë këtë problematikë.
“Kjo tregon për paaftësinë e institucioneve të shtetit për të vepruar, madje dhe pushtetit vendor që duhet të përballet me këtë problem që ka të bëjë me ndërtimet e egra”, thotë ajo.
Edhe Kodi Penal parasheh dënime për investitorët që ndërtojnë pa leje.
“Kushdo që ndërton ose kryen ndërtime ose mbikëqyrë ndërtime në tokën e tij ose të dikujt tjetër pa leje ndërtimi, ose në kundërshtim me lejen e ndërtimit të lëshuar nga organi kompetent, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Pasuria e paluajtshme e ndërtuar konfiskohet”, thuhet në nenin 244-a të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.
Mirëpo, Gerasimovski thotë se procedurat gjyqësore të cilat zgjasin me vite, pamundësojnë veprimin e organeve kompetente për t’i rrënuar këto objekte. Prandaj, ai kërkon zgjidhje pragmatike për komunën dhe qytetarët rreth problemit me objektet e ndërtuara pa leje.
“Në të kaluarën ka pasur edhe nen në ligj, i cili jepte ingerenca që vetë inspektorët e ndërtimtarisë në komuna (ligji i vitit 2009, që është hequr) të kenë mundësi për sekuestrim. Përmes këtij ligji, përmes këtyre ndryshimeve, në pjesën e këtyre dy ligjeve, ne japim propozim dhe mundësi që përmes Agjencisë për Pronë të Konfiskuar të njëjtat t’i konfiskojë dhe t’ua japë në zotërim ose shtetit ose komunave”, thekson Gerasimov.
Asnjë institucion në Maqedoninë Veriut nuk ka dalë me të dhëna lidhur me numrin e saktë të objekteve të ndërtuara pa leje.
Por, gjatë vitit të kaluar ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, duke paralajmëruar Ligjin e ri për legalizimin e objekteve të egra, bëri të ditur se mbi 140 mijë ndërtime pa leje presin të legalizohen./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!