LAJMI I FUNDIT:

Kina do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit afër Tajvanit

Kina do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit afër Tajvanit

Kina do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit në veri të Tajvanit të dielën, për shkak të, siç tha Ministria e Transportit të Tajvanit, “aktiviteteve hapësinore”.

Mbyllja e qiejve vjen pasi Pekini ka kryer stërvitje masive treditore javën e kaluar përreth Tajvanit.

Gjatë këtyre ushtrimeve, Kina ka simuluar goditjeve e objektivave kyçë dhe është stërvitur se si ta bllokojë këtë ishull vetëqeverisës.


Krijimi për një kohë të shkurtër të zonës së ndalim-fluturimit duket se është e lidhur me stërvitjet ushtarake.

Ministria e Transportit të Tajvanit tha se Kina do të vendosë kufizime “në zonat e konvergjencës së shumë rrugëve ndërkombëtare” duke u thirrur në “aktivitete hapësinore”.

Kufizimet, sipas Tajpeit, do të jenë në fuqi për 12 orë gjatë së dielës.

Ministria e Transportit të Tajvanit tha se Kina fillimisht kishte synuar që të mbante në fuqi këtë zonë të ndalim-fluturimt për tre ditë, por pas kundërshtimeve të Tajpeit, ky vendim u rishqyrtua.

Tajvani tha se e ka informuar Kinën se “ky vendim është i paarsyeshëm dhe do të sjellë rreziqe të mëdha dhe të panevojshme gjatë fluturimit në rajon dhe do të dëmtojë të drejtat dhe interesat e aviacionit ndërkombëtar”.

“Në veri [ku do të vendoset zona e ndalim-fluturimit] ka shumë rrugë të fluturimeve ndërkombëtare, përfshirë për në Japoni, Kore të Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara”.

Edhe Japonia tha se është njoftuar për këtë vendim të Kinës.

Megjithatë, autoritetet në Kinë nuk kanë dashur të komentojnë për këtë çështje.

Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë rritur së fundmi. Stërvitjet ushtarake afër Tajvanit, Pekini i mbajti në përgjigje të vizitës së presidentes tajvaneze në SHBA javën e kaluar.

Statusi i Tajvanit është i pazgjidhur që nga viti 1949, kur Lufta Civile kineze shkoi në favor të Partisë Komuniste kineze dhe Qeveria paraprake e shtetit u largua drejt ishullit.

Që atëherë, Tajvani e ka konsideruan veten shtet sovran dhe ka Kushtetutën dhe liderët e tij.

Kina e sheh atë si provincë të saj të shkëputur, që një ditë do ta vendosë nën kontrollin e Pekinit, qoftë edhe përmes forcës nëse është e nevojshme.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se “bashkimi” me Tajvanin “duhet të bëhet”. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori