LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk flet për ndalimet që po i bëhen TikTok-ut, tregon se për kë votoi në zgjedhjet e fundit në SHBA

Elon Musk flet për ndalimet që po i bëhen TikTok-ut, tregon se për kë votoi në zgjedhjet e fundit në SHBA

Shefi i SpaceX, Tesla dhe Twitter, Elon Musk ka dhënë një intervistë për mediumin prestigjioz BBC, në të cilën ka folur për disa çështje, ndër to edhe rreth preferencave të tij politike.

Në këtë drejtim, duke diskutuar gamën e opinioneve politike në Twitter, Musk ka thënë se kishte votuar për Joe Biden në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA.

“Gati gjysma e vendit votoi për [Donald] Trumpin”, thotë ai. “Unë nuk isha një prej tyre”.


Veç kësaj, ai është pyetur edhe rreth lëvizjeve në SHBA dhe jo vetëm për të ndaluar aplikacionin kinez TikTok për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

Si fillim, Musk thotë se nuk përdor TikTok – aplikacioni më i shkarkuar në dy vitet e fundit.

Megjithatë, theksoi ai, “përgjithësisht jam kundër ndalimit të gjërave”.

“Dua të them, supozoj se do të ndihmonte Twitter nëse TikTok ndalohej, sepse atëherë njerëzit do të kalonin më shumë kohë në Twitter dhe më pak në TikTok. Por edhe pse kjo do ta ndihmonte Twitter-in, në përgjithësi do të isha kundër ndalimit të gjërave”.

Ndryshe, gjatë intervistës, Musk ka zbuluar se sa njerëz ka pushuar nga puna dhe nëse do ta shiste Twitter-in për çmimin për të cilin e bleu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Kalo në kategori