LAJMI I FUNDIT:

ASH: Vendimi i Lëvizjes Besa dhe Alternativës për të mos dërguar përfaqësues në grupin punues është skandaloz

ASH: Vendimi i Lëvizjes Besa dhe Alternativës për të mos dërguar përfaqësues në grupin punues është skandaloz

Vendimi i Lëvizjes Besa dhe Alternativës për të mos dërguar përfaqësues në grupin punues për ndryshimet kushtetuese është skandaloz dhe paraqet dyfytyrësinë e këtyre subjekteve përballë proceseve integruese dhe të ardhmes së qytetarëve, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

“Arsyetimet e tyre janë të pabaza dhe të paqëndrueshme. Kujtojmë opinionin se grupi punues është formuar pikërisht për të paraqitur propozimet e partive politike dhe aty duhet të sillen vendimet.

Kushtëzimet që koncenzusi të arrihet para se të ulen në grupin punues është vetëm një alibi, që shkon pikërisht në dëm të vetë kërkesës për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe në dëm të hapjes së bisedimeve me BE-në.


Me veprimet e fundit, Lëvizja Besa dhe Alternativa vetëm se konfirmojnë që janë nën kontroll të plotë të OBRM-PDUKM-së dhe agjendës anti-evropiane”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Nga ASH u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve politike që në këto momente të rëndësishme për të ardhmen e vendit, të dëshmojnë pjekuri politike dhe jo të bëjnë politika partiake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori