LAJMI I FUNDIT:

Media e Kuvajtit zbulon prezantuesen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, emri i saj ‘Fedha’ ka një kuptim interesant

Media e Kuvajtit zbulon prezantuesen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, emri i saj ‘Fedha’ ka një kuptim interesant

Një media kuvajtiane thotë se ka krijuar një prezantuese virtuale lajmesh duke përdorur inteligjencën artificiale (AI).

“Fedha” bëri debutimin e saj në llogarinë në Twitter të Kuwait News, një degë e Kuwait Times, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ajo shfaqet si imazhi i një gruaje, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë.


Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për Kuwait News, i tha agjencisë së lajmeve AFP se masa testoi potencialin e AI për të ofruar “përmbajtje të re dhe inovative”.

“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja”, citohet të ketë thënë prezantuesja e krijuar nga AI në arabisht.

Boftain tha se Fedha mund të ketë një theks kuvajtian dhe të lexojë buletinet e lajmeve në internet.

“Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët të kenë ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?

Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?

Teknologji
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime

Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime

Teknologji
Elon musk dëshrion të fus kompjuterë në trurin e njeriut (VIDEO)

Elon musk dëshrion të fus kompjuterë në trurin e njeriut (VIDEO)

Alarmuese: Është krijuar një virus që shpërndahet nga Inteligjenca Artificiale

Alarmuese: Është krijuar një virus që shpërndahet nga Inteligjenca Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori