LAJMI I FUNDIT:

Ermiona Lekbello: Nuk kam pasur ndonjëherë konsideratë për mashkullin shqiptar, por edhe atë pak që kisha e humba fare

Ermiona Lekbello: Nuk kam pasur ndonjëherë konsideratë për mashkullin shqiptar, por edhe atë pak që kisha e humba fare
Ermiona Lekbello në studion e Big Brother VIP Albania (Foto: Ermiona Lekbello/Instagram)

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Ermiona Lekbello, të shtunën u rikthye sërish në qendër të vëmendjes kur u paraqit në studion e Big Brother VIP Albania.

Ajo shprehu disa nga opinionet dhe qëndrimet e saj lidhur me çështjet e caktuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në të cilën qëndroi për ca kohë.

Mirëpo pasi ka mbaruar spektakli, Ermiona me të parë komentet në rrjetet sociale, duket se ka ngelur e shtangur nga ofendimet e ndryshme.


Ermiona Lekbello në studion e Big Brother VIP Albania (Foto: Ermiona Lekbello/Instagram)

Në një video të publikuar në InstaStory, durrësakja ka shprehur në veçanti kritikë ndaj komentuesve meshkuj, të cilët iu adresojnë femrave komente fyese.

"Gërhima e Luizit më duket si simfonia e Bethovenit", Kiara vihet në siklet kur i transmetohet imitimi që po ia bëjnë në "Portokalli"
Lexo po ashtu "Gërhima e Luizit më duket si simfonia e Bethovenit", Kiara vihet në siklet kur i transmetohet imitimi që po ia bëjnë në "Portokalli"

Ajo tha se nuk ka pasur ndonjëherë konsideratë për meshkujt shqiptarë por me komentet që pa tani, duket se edhe ajo pak konsideratë është zhdukur.

“Mirëmëngjes, po shikoj këto kometet e mashkullit shqiptar që është kthyer në një gore, në një gore të vërtetë. Jo grua e keqe por ordinere. Ç‘jeni bërë ju meshkujt kështu mo? Nuk kam pasur ndonjëherë konsideratë për mashkullin shqiptar por tani edhe atë pak konsideratë që e kisha, e humba fare. Ç’jeni bërë ju mo, dini të shani ju femrat mo, po s’keni turp mo. Me ju do formohet Shqipëria mo? Ju do bëheni prindër, ç’do iu mësoni fëmijëve, si të shajnë gratë? S’ju vjen turp mo, ju mashkull se vetëm burrë nuk jeni. Ndryshoni mo po çfarë do ndryshoni. Të mjerat gra që do merren me ju gjithë jetën”, dëgjohet Lekbello duke thënë përgjatë videos.

Ermiona përndryshe u përjashtua nga Big Brother VIP Albania, pasi theu rregullat duke ushtruar dhunë verbale ndaj disa prej banorëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina

"Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” - Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin

Magazina
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori