OBRM-PDUKM-ja lëshoi debatin në Kuvend për propozim ndryshimet e reja ligjore për ndërtimin e Korridorit 8 në shenjë revolte për mënyrën e procedimit të tyre, deputetët e opozitës vlerësojnë se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të parë propozim-ligjet dhe që procedura do të duhej të realizohej me ekspertë.
“Për aq koha sa ky projekt, në thelb, i mirë infrastrukturor është i ngarkuar me dyshime dhe me koordinator të llojit të Artan Grubit, për aq kohë sa zgjidhet mbikëqyrësi në mënyrë të dyshimtë, për aq kohë sa dorëzohen ligje në Kuvend të premten për t’u shqyrtuar të hënën, në kohë shumë të shkurtër dhe jashtë procedurës, për aq kohë sa deputetët firmosin për procedurën dhe jo qeveria e cila fshihet nga përgjegjësia, do të mbisundojë fakti se dyshimet me dëshirë për korrupsion, krim dhe marrëveshje të dyshimta do të jenë pjesë e këtij projekti”, deklaroi Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së.
Sipas LSDM-së, procedura në Kuvend mundëson debat dhe transparencë të mjaftueshme.
“As nuk ikim nga debati dhe as nuk duam që diçka të miratohet me shpejtësi, vetëm i shohim problemet që ndodhin në terren duke pasur parasysh projektet e mëhershme infrastrukturore që ndërtohen në shtet. Nuk them as nuk fshehim diçka dhe as nuk shpejtojmë këtë e konfirmojmë me atë që me gjithsej 8 ligje, 7 janë nëpër komisionet të cilat i drejton opozita”, u shpreh Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.
Nevoja për këto ndryshime nuk u mbështet as nga katër deputetë të shumicës të cilët vinë nga partitë më të vogla. Disa prej tyre votuan kundër dhe disa të përmbajtur në tetë propozimet që u vendosën në rend dite. Edhe këto deputetë kërkuan debat dhe shqyrtim publik të ligjeve nga ana e ekspertëve.
“Unë nuk vlerësoj se dikush, kushdo që ai të jetë, duhet të privilegjohet aq shumë për shkak se do të bëjë ndonjë projekt infrastrukturor i cili është në interes të qytetarëve”, tha Maja Moraçanin, kryetare e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë.
Nevoja për procedimin e mëtejmë të ligjeve kaloi me mbështetjen e 57-58 deputetëve. Ligjet me procedurë të shkurtuar do të shqyrtohen në komisionet përkatëse gjatë ditëve në vijim./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale