Një targë e veturave me shifrat “P7” në ankandin “Most Notable Numbers” në Dubai është shitur për një shifër rekorde prej 13.7 milionë eurove (55 milionë dirhemë). Oferta filloi me 3.76 milionë euro (15 milionë dërhemë) të shtunën mbrëma dhe u rrit në mbi 7.52 milionë euro (30 milionë dërhemë) brenda sekondave.
Në një moment ofertimi u ndal për një kohë pasi arriti në 35 milionë dirhemë. Oferta u bë nga biznesmeni francez nga Emiratet, Pavel Valerievich Durov, themeluesi dhe pronari i aplikacionit Telegram. Edhe një herë oferta nxitoi me shpejtësi për të arritur në 13.7 milionë euro (55 milionë dërhemë). Oferta u bë nga “Paneli Shtatë”, i cili shprehu dëshirën të mbetet anonim. Turma duartrokiti me zë të lartë në çdo ofertë.
Në këtë ngjarje, e cila u zhvillua në hotelin Four Seasons në Jumeirah, u hodhën në ankand edhe disa targa të tjera VIP dhe numra telefoni, raportojnë mediet e huaja, transmeton Telegrafi.
Nga ankandi u mblodhën rreth 25 milionë euro (100 milionë dërhemë), të cilat do të jepen për të ushqyer njerëzit gjatë Ramazanit.
Ngjarja u organizua nga Emirates Auction, Autoriteti i Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe kompanitë e telekomunikacionit Etisalat dhe Du.
Të gjitha të ardhurat nga ankandi i numrave më fisnikë do të shkojnë në fushatën One Billion Meals, e cila u nis për të nxitur përpjekjet për të luftuar urinë në botë. Fondi prej një miliard ushqimesh u lansua nga Sheikh Mohammed bin Rashid, Zëvendës President dhe Sundimtar i Dubait, në përputhje me frymën bujare të Ramzanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Vitin e kaluar, gjermanët eksportuan më shumë vetura elektrike sesa importuan
Mos e paragjykoni mallin kinez: Makina Buick Envision, me nivel shumë të lartë të sigurisë (Video)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'