Nga: Anmol Irfan / The Guardian (titulli origjinal: I stopped relying on other people to make plans – as a woman in Pakistan, that’s no small thing
Përkthimi: Telegrafi.com
Kur Migrimet e humbura [Lost Migrations] – seri e filmave të animuar që me muaj prisja ta shihja – u shfaq më në fund në Karaçi në fillim të këtij viti, e shkrova menjëherë datën në kalendar. Por, në vend që të bëja atë që unë ose kushdo rreth meje zakonisht bëjnë – koordinimi me një grup miqsh – vendosa të shkoja vetëm [në kinema].
Disa vjet më parë, ideja për të bërë gjithçka vetëm, sidomos në Pakistan, si grua, do të dukej gjë e pamundur. Në përgjithësi, nga gratë në Pakistan pritet që të shoqërohen brenda [shtëpive], jo në vendet publike (megjithëse ka përpjekje të shtuara nga lëvizjet e grave, për ta sfiduar këtë), dhe shumë besojnë se mund të ketë rreziqe sigurie nëse ato dalin vetëm.
Por, heqja dorë nga të qenit e varur nga njerëzit e tjerë, për të bërë vetë plane, kz ka qenë revolucioni im privat. Duhet ta njoh veten, në mënyrat krejtësisht të reja.
Kur rritesha, shtëpia ishte gjithmonë e mbushur me familjarë dhe me vizitorë, gjë që shoqërohej me shumë ushqime dhe me bisedat me zë të lartë. Si rezultat, isha e shkëlqyeshme në biseda të vogla me njerëzit e tjerë, por që të ulesha e të merresha me mendimet e mia – jo aq shumë. Meqenëse nuk jam mësuar të dal vetëm dhe kurrë nuk e kam menduar se ishte si mundësi, shpeshherë i humbisja ngjarjet në të cilat doja të merrja pjesë – sa herë që shoqet e mia nuk ishin të interesuara.
Pasi nga Karaçi u transferova në Londër, për të shkuar në universitet, u kapa pas të njëjtit model. E kam humbur një koncert tek i cili doja shumë të shkoja, thjesht sepse nuk kisha me kë të shkoja. Por, pas disa muajve, vendosa të provoj diçka ndryshe: vendosa të shkoj në Muzeun Imperial të Luftës dhe me shumë emocion këtë e quajta si “takim me veten” – duke planifikuar dhe riplanifikuar çdo detaj se si do të kalonte dita ime. Pasi u rrita në një familje në të cilën rrallëherë isha vetëm në shtëpi, aq më pak jashtë saj, dita ime në muze dukej goxha si aventurë.
Qëndroja vetëm ulur në kafene, para se të shkoja në muze, dhe kjo ishte hera e parë që dilja për të ngrënë vetëm, ndaj heshtja fillimisht tingëllonte si shurdhuese. Vazhdova të mendoja se njerëzit do të më shikonin ose do të më gjykonin, por dalëngadalë shqetësimi nisi të lehtësohej. Kisha një listë me aktivitetet specifike që doja t’i provoja në Londër – dhe pas asaj here të parë, dola vetëm pa pasur nevojë që të përshtatesha me orarin e dikujt tjetër, apo t’i koordinoja planet. Nuk prisja ta gjeja dikën me të cilën do t’i bëja gjërat: thjesht i bëja vetë.
Kur u ktheva në Pakistan, gjatë pandemisë, dalja jashtë – sidomos planifikimi i aktiviteteve si e vetme – ishte një ëndërr e largët, kjo falë izolimit. Kur gjërat më në fund filluan të lëvizin përsëri drejt një jete më normale, kuptova se ajo që kisha mësuar në Londër e kishte ndryshuar për të mirë qasjen time. Të dalësh e vetme për t’u çlodhur, kjo në Pakistan shihet si e çuditshme, kështu që isha padyshim më e ndërgjegjshme kur e bëja këtë hap këtu – por, përtej vështrimit të herëpashershëm, kuptova se shumica e njerëzve e admironin këtë. Mbi të gjitha, e admirova veten shumë më shumë. Gjithmonë kam luftuar me vetëbesimin dhe kjo qasje e re e ka ndryshuar dalëngadalë mënyrën se si e shihja veten. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëG Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër