LAJMI I FUNDIT:

Sezoni turistik në Shqipëri, Kumbaro: Këtë vit synojmë cilësinë e shërbimit – jo shifrat

Sezoni turistik në Shqipëri, Kumbaro: Këtë vit synojmë cilësinë e shërbimit – jo shifrat

Pritshmëritë e këtij sezoni turistikë janë të larta, se ai do të jetë edhe më i mbarë se një vit më parë, i cili shënoi 7.5 milion turistë.

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro në një intervistë në Vizion Plus thotë se foksi i qeverisë nuk janë vetëm numrat, por cilësia e shërbimit.

“Nuk rend pas numrave, edhe pse tremujori i parë i këtij viti është trend që tregon shumë për ecurinë e mëtejshme. Ne na duhet cilësia. Na duhen turistë që rrinë më gjatë që shpenzojnë shumë dhe që rikthehen. Fakti që në 2022 u trefishua numri i turistëve spanjollë është tregues që ata duan të rrinë në Shqipëri, fakti që po hapen hotele, me emra prestigjioz  brandesh është gjithashtu tregues i rritjes së cilësisë.  Këto tregues na bëjnë të jemi më optimistë për një rritje të cilësisë”, tha Kumbaro.


Por largimi i fuqisë punëtore vijon të jetë një kryefjalë për çdo sektorë, por ministrja ka një apel për çdo të ri, që është në kërkim të punës.

“Turizmi është një sektor që po njeh rritje. Ai ka të ardhme, nuk mund të ketë sektor tjetër që garanton qëndrushmëri pune sesa turizmi. Ndaj ftoj çdo të ri që të punësohet në këtë degë të ekonomisë, pasi pagat janë të mira, ndërsa sezoni po zgjatet çdo vit e më shumë”, sqaroi ministrja.

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori