RMV: Nxënësit e shkollave të mesme në shkollë shpesh hanë byrek, brumëra ose tost, 30% nuk janë fizikisht aktivë
Nxënësit e shkollave të mesme më së shpeshti hanë byrek, hamburger, tost ose brumëra kur janë në shkollë, ndërsa më së shpeshti pinë kafe ose ujë. Këtë e treguan rezultatet e anketës që e realizoi Meta.mk, qëllimi i të cilës ishte që të shohim se si janë shprehitë e ushqimit te nxënësit nëpër disa shkolla të arsimit të mesëm, si dhe sa shpesh bëjnë sport. Pyetësorin anketues e plotësuan gjithsej 672 nxënës.
I pyetëm nxënësit, a hanë në shkollë, gjegjësisht a marrin ushqim nga shtëpia ose blejnë prej lokaleve përreth. Gjithsej 68 përqind (459 nxënës) u përgjigjën se marrin ushqim nga shtëpia ose blejnë nga lokalet përreth shkollës, 15 përqind (102) nxënës janë përgjigjur se marrin ushqim nga shtëpia, ndërsa 16 përqind (110) nxënës nuk hanë gjatë kohës që janë në shkollë.
Në pyetjen se si ushqehen dhe çfarë blejnë për të ngrënë, 409 nxënës (63 përqind) kanë thënë se hanë byrek, hamburger, tost ose ndonjë lloj brumi, ndërsa 121 nxënës kanë thënë se blejnë patatina, ushqime të njelmëta ose ëmbëlsira. 80 nxënës (12 përqind) të të anketuarve kanë thënë se nuk blejnë asgjë, ndërsa opsionin “të tjera” e kanë zgjedhur 37 nxënës (6 përqind).
Shpenzojnë deri në 100, por edhe më shumë se 100 denarë
Sa i përket shumës që e shpenzojnë për ushqim dhe pije në bazë ditore, 376 nxënës (57 përqind) kanë thënë se shpenzojnë deri në 100 denarë, 260 (39 përqind) nxënës kanë thënë se shpenzojnë nga 100 deri në 300 denarë, ndërsa 28 nxënës ka thënë se për ushqim dhe pije në ditë shpenzojnë më shumë se 300 denarë.
I pyetëm nxënësit e shkollës së mesme se çfarë pije më së shpeshti konsumojnë gjatë kohës së lirë që e kanë në kuadër të ditës shkollore. Përqindja më e lartë, 44 përqind janë përgjigjur se pinë kafe ose ujë, 132 nxënës kanë thënë se blejnë ndonjë pije të gazuar, 123 – pije pa gaz, ndërsa 95 nxënës kanë thënë se nuk blejnë asgjë për të pirë. Gjithsej 24 nxënës e kanë zgjedhur opsionin “të tjera”.
Fruta dhe perime, disa herë në javë
Pyetësori anketues përmbante edhe pyetje në lidhje me konsumimin e perimeve dhe frutave gjatë përditshmërisë. Këtu, 242 (36 përqind) e nxënësve kanë thënë se konsumojnë perime dhe fruta disa herë në javë, ndërsa 228 nxënës (34 përqind) janë deklaruar se konsumojnë çdo ditë. Opsionin “shumë rrallë” e kanë zgjedhur 149 nxënës (22 përqind), ndërsa 53 nxënës (8 përqind) janë deklaruar se nuk konsumojnë aspak fruta dhe perime.
“A bën sport dhe sa shpesh? Është pyetje të cilës gjithashtu iu përgjigjën nxënësit e anketuar. Rezultatet treguan se 330 nxënës (49 përqind) praktikojnë sport një deri në dy orë në ditë. Më shumë se dy orë në ditë kanë thënë se bëjnë sport 136 nxënës (20 përqind). Mirëpo nuk është e vogël edhe përqindja e nxënësve që kanë thënë se nuk janë aspak aktivë fizikisht – 205 nxënës (31 përqind).”
“Ushqimi është i shtrenjtë, një byrek është 80 denarë”.
Në pyetësorin anketues kishte opsion që të anketuarit të shënojnë vërejtje në lidhje me ushqimin. Midis komenteve, kishte edhe të tilla që u referohen çmimeve të larta që janë të detyruar të paguajnë nxënësit që të hanë.
“Në vitin e parë ishte më mirë, për 70 hanim byrek, jogurt dhe krem banane, ndërsa tani një byreçkë me brumë sfoliat është 80 denarë”, shkruan në një nga komentet e nxënësve.
Disa prej tyre, kanë shkruar se mungojnë më shumë lokale për ushqim, ndërsa disa të tjerë kanë shënuar se kanë mjaftueshëm vende ku mund të blejnë ushqim, por zgjedhja e ushqimit nuk është e mirë. Ka edhe nxënës që thonë se u mungon mishi, gjegjësisht një mensë në të cilën do të mund të hanë derisa janë në shkollë.
“Pushimi i gjatë duhet të zgjasë më shumë sepse nuk kemi kohë të blejmë ushqim dhe të hamë”, shkruan në një nga komentet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje