LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner flitet për një lidhje dashurie me aktorin Timothee Chalamet

Kylie Jenner flitet për një lidhje dashurie me aktorin Timothee Chalamet

Një aludim ka qarkulluar kohëve të fundit se Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet janë çifti më i ri i Hollywoodit.

Ylli i “The Kardashians”, 25-vjeçe dhe aktori i “Call Me By Your Name”, 27-vjeç, thuhet se janë lidhur, por ende nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.


Megjithatë, kjo nuk i ka penguar përdoruesit e rrjeteve sociale të ndajnë mendimet e tyre për të dashuruarit e përfolur.

Foto: Instagram

“Timothe Chalamet dhe Kylie Jenner nuk janë në lidhje me këtë marrëzi të krijuara nga Kris duke u përpjekur ta kthejë Kylie përsëri në trend”, tha një fans.

“Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet…thjesht nuk mund ta kuptoj këtë”, tha një tjetër fans.

Të gjitha lajmet nga Kylie Jenner
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylie Jenner

Thashethemet për lidhje fillimisht nisën nga faqja në Instagram Deuxmoi, e cila pretendoi se disa burime konfirmuan romancën mes themelueses së “Kylie Cosmetics” dhe aktorit të nominuar për “Oscar”.

Foto: Instagram

Një burim i dytë anonim pohoi se edhe ata mund të “konfirmonin” thashethemet, duke vënë në dukje se atyre u ishte thënë për këtë nga një aktor në xhirimet e “Euphoria”.

Deuxmoi më pas postoi edhe videon e takimit të parë të pretenduar të Jenner dhe Chalamet gjatë Javës së Modës në Paris.

Foto: Instagram

Përveç atij klipi, nuk duket të ketë pamje të tjera publike të çiftit.

Jenner është kthyer në treg për vetëm disa muaj pasi u raportua në janar se ylli u nda me babanë e dy fëmijëve të saj, Travis Scott.

Foto: Instagram

Ish-çifti nga ana tjetër ishin në lidhje që nga viti 2017.

Ndërkohë, Chalamet prej disa kohësh nuk ka qenë në lidhje romantike me një femër të famshme. E fundit publike ishte me Eiza Gonzalez në 2020. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori