LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një 30 vjeçar në Vushtrri, policia po heton rastin

Gjendet pa shenja jete një 30 vjeçar në Vushtrri, policia po heton rastin

Një person i moshës 30 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:30 në Vushtrri.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës,  Avni Zahiti.


Sipas tij, hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Sot, rreth  11:30, Policia  në Vushtrri, ka pranuar informatën se në rrugën ” Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 30 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit”, ka thënë ai.

Tutje Zahiti theksoi se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/