LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton heroin Sadri Zeneli: Ishte i pari në rezistencë kundër okupimit

Haradinaj kujton heroin Sadri Zeneli: Ishte i pari në rezistencë kundër okupimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Sadri Zeneli në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se Sadri Zeneli ishte i pari në rezistencë dhe i pari në aksione.

“Nderojmë sot rënien heroike të bashkëluftëtarit Sadri Zeneli. Ai ishte ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Mësues, prijës popullor, komandant lufte. I pari në rezistencë kundër okupimit, e i pari në aksione”, ka shkruar Haradinaj.


Haradinaj po ashtu ka kujtuar Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha në 24-vjetorin e rënies.

“Jabllanica e Gjakovës i dha luftës çlirimtare, disa prej luftëtarëve e komandantëve më të zotë, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut. Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët që ranë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha.

Lavdi e përjetshme!”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kalo në kategori