LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm qindra tanke dhe dhjetëra aeroplanë luftarakë – të dhëna që tregojnë se çfarë mund t’i ofrojnë NATO-s forcat e armatosura të Finlandës

Jo vetëm qindra tanke dhe dhjetëra aeroplanë luftarakë – të dhëna që tregojnë se çfarë mund t’i ofrojnë NATO-s forcat e armatosura të Finlandës

Finlanda është tani një anëtare e NATO-s, duke i dhënë aleancës një partner të ri ushtarak që ka qindra tanke dhe aeroplani, si dhe një histori përplasjesh me Rusinë.

Finlanda u bë zyrtarisht anëtare e aleancës ushtarake të martën, e motivuar fuqishëm nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.


Ky është zgjerimi i parë i NATO-s që nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në aleancë në vitin 2020.

Turqia ishte e fundit nga 30 anëtarët e NATO-s që pranoi kërkesën e Finlandës muajin e kaluar.

Finlanda ndan një kufi prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë, kështu që hyrja e saj do të dyfishojë kufirin e drejtpërdrejtë të Rusisë me vendet e NATO-s, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Tensionet me Rusinë do të rriten” pasi Finlanda të anëtarësohet në NATO, paralajmëron ish-kreu i ushtrisë britanike
Lexo po ashtu “Tensionet me Rusinë do të rriten” pasi Finlanda të anëtarësohet në NATO, paralajmëron ish-kreu i ushtrisë britanike

Kjo afërsi, dhe vetë historia e Finlandës për të luftuar kundër Rusisë, ka qenë një faktor i madh në mënyrën se si Finlanda ka zhvilluar ushtrinë e saj dhe në madhësinë e arsenalit që ajo sjell tani në aleancë, përcjell Telegrafi.

Ai arsenal përfshin edhe rreth 650 tanke – por kjo nuk është e gjitha.

Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike tha në vlerësimin e tij të fundit se Finlanda ka të paktën 800 automjete të blinduara, duke përfshirë 200 tanke.

Ajo ka gjithashtu 107 aeroplanë të aftë për luftim, sipas vlerësimit të fundit nga IISS, duke përfshirë 62 aeroplanë luftarakë.

Në këtë kontekst, Finlanda pretendon se ka atë që e quan “artilerinë më të fortë të Evropës Perëndimore”, e përbërë nga rreth 1,500 armë që përfshijnë 700 obus dhe topa, përfshirë edhe rreth 100 raketahedhës.

Gjithashtu vendi ka dhjetëra aeroplanë stërvitor dhe radarë vëzhgimi, të paktën 650 raketa anti-ajrore, një numër të pazbuluar dronësh, topa dhe tanke kundërajrore, lloje të shumta anijesh për marinën e tij dhe shumë automjete transporti, së bashku me pajisje të tjera.

Finlanda gjithashtu po rrit aktualisht rezervat e saj të armëve, duke shtuar më shumë raketa, një sistem të ri anti-ajror dhe më shumë drone.

Çdo person finlandez i moshës nga 18 deri në 60 vjeç është gjithashtu “përgjegjës” për shërbimin ushtarak, pasi kushtetuta e vendit thotë se çdo qytetar është i detyruar të marrë pjesë në mbrojtjen e tij kombëtare.

Kështu, Finlanda thotë se trajnon rreth 21,000 rekrut të rinj çdo vit.

Dhe vendi ka një forcë rezervë luftarake të kohës së luftës prej 280,000 ushtarësh dhe pothuajse 900,000 njerëz që mund të mobilizohen.

Vjen reagimi i Moskës pas lajmit se të martën Finlanda do të bëhet anëtar i NATO-s
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Moskës pas lajmit se të martën Finlanda do të bëhet anëtar i NATO-s

Finlanda ka thënë edhe para se të bashkohej me aleancën se forcat e saj të mbrojtjes “tashmë përmbushin kriteret ushtarake të NATO-s: ne kemi një mbrojtje të fortë kombëtare tonën dhe jemi përshtatur me forcat e armatosura të vendeve të ndryshme të NATO-s”.

Andaj, bërja e Finlandës pjesë e NATO-s shihet si një makth për Rusinë, e cila e konsideron aleancën një kërcënim kyç.

Presidenti rus Vladimir Putin e justifikoi pjesërisht pushtimin e tij në Ukrainë duke thënë se ai donte të ndalonte zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, por në vend të kësaj pushtimi i tij e shtyu Finlandën të braktiste dekada të neutralitetit për të kërkuar anëtarësimin në NATO.

Alexander Stubb, ish-kryeministri i Finlandës, i tha Axios se kërcënimet e Rusisë për anëtarësimin e saj në NATO mund të “injorohen” për shkak të fuqisë së ushtrisë finlandeze.

“Kur ke ushtri si e jona, nuk ke shumë për t’u shqetësuar”, citohet të ketë thënë ai. “Dhe Rusia e di këtë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori