Arsyet për të shtuar dredhëzat në regjimin tuaj ushqimor
Këto kokrra të vogla të kuqe janë të mbushura me më shumë vitaminë C edhe se një portokall! Kjo frutë kaq i vogël, por i fuqishëm, është i pasur me përfitime shëndetësore.
Më poshtë me të gjitha arsyet pse trupi juaj do t’ju falënderojë për shtimin e këtyre frutave në regjimin tuaj ushqimor.
Të pasura me fibra dhe vitaminë C, luleshtrydhet janë të shkëlqyera për reduktimin e stresit oksidativ, i cili shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, transmeton Alsat M.
Plus, janë një burim i mirë i kaliumit, që ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, duke ulur presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq.
Gjithashtu nivelet e larta të antioksidantit antocianinë te luleshtrydhet, mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër.
Mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit
Luleshtrydhet janë renditur si 10 frutat më të mira për sa i përket aftësive antioksiduese.
Antioksidantët luftojnë përbërësit e radikalëve të lira që shkaktojnë probleme kronike shëndetësore dhe çojnë në zhvillimin e kancerit.
Lehtësojnë punën e sistemit tretës
Fibrat luajnë një rol kryesor në shëndetin dhe funksionin e sistemit tretës.
Vetëm një filxhan me luleshtrydhe përmban 3 g fibra, një sasi më se e mjaftueshme për të ndihmuar aparatin tretës të kryejë lehtësisht funksionet e tij.
Reduktojnë fryrjen e barkut
Ushqimet e pasura me fibra dhe ujë, si luleshtrydhet, largojnë nga trupi gazrat që shkaktojnë fryrje.
Gjithashtu luleshtrydhet janë edhe një burim i shkëlqyer i kaliumit. Një lëndë ushqyese që eliminon natriumin i cili shkakton fryrje, e që gjithashtu eliminon edhe ujin e tepërt në organizëm.
Forcojnë imunitetin tuaj
Luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Dhe siç tashmë mund ta dini, ushqimet e pasura me vitaminë C mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit tuaj.
Ato mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë
Prania e lartë e fibrave tek luleshtrydhet, ndihmon në kontrollin e urisë.
Plus ato janë shumë të ulëta në kalori, gjë e cila ndihmon për të rënë nga pesha.
Mund të ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindjes
Nëse jeni shtatzënë, marrja e acidit folik është thelbësore, pasi vitamina mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve tek foshnja juaj.
Për gratë që duan të mbeten shtatzënë, luleshtrydhet janë një burim i mirë i folatit, që përmbajnë 10 % të vlerës së rekomanduar ditore.
Sa luleshtrydhe duhet të hani çdo ditë?
Një racion me luleshtrydhe është sa një filxhan i mbushur plot luleshtrydhe të ndara në gjysmë, ose rreth tetë luleshtrydhe të plota.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë