LAJMI I FUNDIT:

Paga e mjekëve në Shqipëri shkon në mbi 1,500 euro – infermierët do të paguhen 770 euro

Rama me mjeket

Pas rritjes së pagave të mjekëve specialistë, kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar rritjen e radhës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.

Sipas kreut të qeverisë duke filluar nga muaji prill mjekët e familjes dhe infermierët do të kenë rritje 7% mbi pagën.


Ndërsa një tjetër rritje do të ndodhë prillin e 2024.

“Ne kemi bërë një rritje të pagave për mjekët specialist dhe nga ana tjetër kemi një zotim për rritjen me 7% të pagave për mjekët e infermierët në tërësi. Kjo do të bëhet për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Paga e mjekëve të përgjithshëm, do të rritet me 59 mijë lekë, këto bishtat mos i merrni fiks se mund t’ju ndryshojnë”.

“Paga e infermierit do të shkojë 72 mijë (rreth 637 euro), por ky është hapi i parë se në harkun midis dy prillave do e plotësojmë kuadrin, për momentin mjekët shpresoj nuk do të kërkojnë më shumë.  Mjekët specialistë në QSUT do ta kenë pagën 174 mijë lekë (1,540 euro), ndërsa mjekët e përgjithshëm do të shkojnë 131 mijë lekë (1,160) dhe infermierët 87 mijë (770 euro)”, tha Rama./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Politikë
Kalo në kategori