LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërim nga MPB-Maqedoni: Mos bini pre e-maileve false në emër të drejtorit të BSP-së

Paralajmërim nga MPB-Maqedoni: Mos bini pre e-maileve false në emër të drejtorit të BSP-së

Ministria e Punëve të Brendshme këto ditë ka pranuar raportime nga qytetarët për një mesazh elektronik të pranuar kinse në emër të drejtorit të Byros për Siguri Publike, Sasho Tasevski, kinse në bashkëpunim me Europolin, në të cilin, në formë të një lloj kërkese për sqarim gjyqësor, njoftohet marrësi i mesazhit se i nënshtrohet procedimit të pretenduar ligjor për një sërë krimesh fiktive, të cilat nuk i ka kryer. Në të njëjtën kohë, marrësi i mesazhit ftohet të kontaktojë dërguesin me një lloj shpjegimi për aktet e supozuara, njoftojnë nga MPB-ja, duke theksuar se bëhet fjalë për një mesazh fals.

Nga MPB thonë se ky mesazh nuk është dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe as nga ndonjë institucion ligj-zbatues.

“Këto e-mail janë një tentativë klasike mashtrimi në të cilën qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të dërguesit në mënyrë që t’i abuzojnë më tej. Prandaj apelojmë për vëmendje të veçantë, që të mos hapen këto mesazhe, e aq më pak të kontaktohet dërguesi përmes linkut të dhënë dhe të shpërndahen të dhënat personale që do të kërkohen”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Gjithashtu, policia u kërkon qytetarëve që të mos hapin lidhje dhe skedarë që dërgohen si bashkëngjitje në mesazhin e postës elektronike që vjen nga një dërgues i panjohur, për të mbrojtur sistemin kompjuterik nga programet keqdashëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori